Intervista e Xheladin Zenelit në TV Teuta

August 21, 2011   | Intervista / Intervju

Xheladin Zeneli, si ish-deputet i LD në MZ në Kuvendin e Malit të Zi, i vlerëson  zhvillimet brenda spektrit politik shqiptar në Mal të Zi në TV Teuta i intervistuar nga gazetari – publicisti Ibrahim Berjashi?

Duhet cekur se shtunen e kaluar në Anë të Malit u bë përurimi i librit “DIASPORA DHE VENDLINDJA” nga autori Xheladin Zeneli. Në këtë përurim merrnin pjesë shumë intelektualë, njerëz nga jeta politike, kulturore por edhe dashamirë të mirëfilltë të fjalës së shkruar.

Libri “DIASPORA DHE VENDLINDJA” Xheladin Zeneli, flet  për gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi dhe duke vlerësuar arritje sidomos në Shqipëri (pjesë e NATO-s) dhe në Kosovë (shtet i pavarur), Zeneli shtoi së për shqiptarët që jetojnë jashtë shteteve të tyre kombëtare, si në Çamëri, në Iliridë, për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe për shqiptarët në Mal të Zi, edhe më tutje vazhdojnë të ekzistojnë sfida të mëdha. “Sfidat e tyre kanë koeficientin e përbashkët i cili është realizimi i të drejtave të tyre kombëtare në trojet e veta autoktone, të drejta këto që vazhdimisht po ju mohohen nga qeveritë e shteteve ku ata jetojnë”.

Ja pra disa Fotografi nga përurimi i librit “DIASPORA DHE VENDLINDJA” nga autori Xheladin Zeneli.
Marur nga Ana E Malit TraditaFacebook

YouTube Preview Image