Afërdita dhe Shpati, drejt Brazilit për konkursin e “Miss Univers”

August 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kosova këtë vit në “Miss Universe” do të përfaqësohet nga bukuroshja Afërdita Dreshaj, një modele me përvojë dhe karrierë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto ditë ajo pritet të udhëtojë drejt Brazilit, ku edhe zyrtarisht do të fillojnë provat përfundimtare për mbajtjen e spektaklit që do të zhvillohet më 12 shtator në San Paolo. Në mesin e 84 kandidateve përveç Afërditës, do të jetë edhe Xhesika Berberi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë. Ndryshe nga viti i kaluar kur veshjen kombëtare të Angela Martinit e dizajnoi “Victoria Secret”, këtë radhë Afërditës këtë lloj veshjeje do t’ia realizojë stilistja e njohur Suzana Susuri. Nga 84 shtetet e botës, konkurentja e Kosovës shihet si një konkurencë e fortë për faktin se, siç thuhet, kur dalin në shesh të gjitha kandidaturat edhe vendet pretendente shohin konkurrentet e tjera, për shembull Venezuela, e cila ka qenë fituese disa vite me radhë dhe që njihet për bukurinë femërore, këtë vit ia ka frikën Kosovës. Në shumë forume, Afërdita shihet si favorite. Urojmë të ketë një sukses më të madh këtë radhë.

MË E GJATA NË KOMPETICION
Nëse në Miss Universe nuk fitoi asnjë çmim kryesor, të paktën Kosova do të krenohet se në këtë kompeticion do ketë vajzën më të gjatë nga të gjitha shtetet. Këtë gjë e ka pohuar vetë Afërdita gjatë një emisioni televiziv që është organizuar në Prishtinë. “Nga ajo që më kanë informuar dhe që kam parë të gjitha kandidatet në web faqen zyrtare të spektaklit, kam vënë re që jam unë më e gjata nga të gjitha, jam diku 1.83 cm”, ka theksuar Afërdita. Qëllimi i pjesëmarrjes është që përveçse të fitojë ndonjë çmim të rëndësishëm, Afërdita duhet të japë maksimumin për t’u radhitur në mesin e top 10-es së nxehtë, pasi edhe viteve të kaluara Kosova ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në këtë spektakël, veçanërisht me Marigona Dragushën.

SHPATI LË MËNJANË ANGAZHIMET PËR TË FEJUARËN
Ndoshta për dikë më të rëndësishme do të ishin koncertet dhe mbrëmjet muzikore, por për Shpat Kasapin më i rëndësishëm është suksesi i të fejuarës, Afërditës. Siç mësojmë, këngëtari ka lënë të gjitha angazhimet në karrierën e tij për të udhëtuar drejt Brazilit dhe për t’i dhënë përkrahje morale të fejuarës së bashku me të gjithë stafin organizues të “Miss Universe Kosova”. Pjesëmarrja e tij atje do ta bëjë Afërditën të ndihet më e vendosur në realizimin e ëndrrës. Pasi të përfundojë spektakli, çifti i njohur do të bëjë një pushim pak më të gjatë, për shkak se janë të lodhur nga gjithë angazhimet që kanë pasur gjatë periudhës së fundit. Ata do të rikthehen përsëri me surpriza. Këtë radhë do të jetë një duet mes tyre, i cili tashmë po punohet nga kompozitorët dhe pritet të finalizohet edhe me vokalin e çiftit.

SHQIPMEDIA

VOTONI PËR AFERDITA DRESHAJ –  MISS UNIVERSE
YouTube Preview Image

2