Kumtesë për opinion të Unionit Demokratik të Shqiptarëve

August 22, 2011   | Politika

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

 

Ulqin, më  22.08.2011

 

Kumtesë për opinion

Unioni Demokratik i Shqipëtarëve në punën shumëvjeçare asnjëherë nuk i ka ndarë njerëzit në ‘’engjëj’’ dhe ‘’djaj’’.

Në kumtesën e fundit, të lëshuar nga ish kryesia e degës së UDSH-së për Anë të Malit, akuzojnë shokët dhe bashkëpunëtorët e tyre për gjoja grumbullim funkcionesh dhe familjarizëm.

Për hir të së vërtetës dhe për të njoftuar opinionin e gjerë me përgjegjesi të plotë theksojmë se të privilegjuarit e partisë, sa i përket grumbullimit të funkcioneve dhe familjarizmit, ka qenë pikrisht kreu i dege së Anës së Malit z.Fatmir Gjeka ndërkohë që dhe shokët e tij nuk bëjnë përjashtim.

Nëse i referohemi fakteve mund të themi se në organet administrative komunale krahas Fatmir Gjekës punojnë bashkëshortja e tij, kunati dhe daja, e në organet e tjera ku themelues është Kuvendi kanë gjetur punë 10-15 të afërm të Fatmir Gjekës.

Milazim Mustafa, krahas vehtes, ka punësuar në organet e administratës dhe bashkëshorten e tij. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Haxhi Sulejmanin që ka mbuluar postin e sekretariti gjeneral, në aministratën lokale ka insistuar dhe siguruar punësim për dy të afërm të tij. Kështu mund te thuhet dhe për një përqindje të madhe të nënshkruesve të letrës që mbi 80 % punojnë në organet administrative.

Të njëjtën gjë Fatmir Gjeka e vazhdon dhe në sipërmarrjen për çështje komunale ku me të emruar në postin e drejtorit, me apo pa përfilljen e Këshilit drejtues, punëson mbi 15 punëtorë ku në krye të listës përsëri gjinden njerëz nga farëfisi i tij.

E tërë kjo dëshmon për vitrytet morale, njerezore dhe qytetare të zotërisë në fjalë dhe politikën parimore të cilës i referohet se e ndjek dhe do ta ndjek në të ardhmen.

 

    SHËRBIMI PËR INFORMIM I UDSH-SË

12