Luigj Shkrela: Nuk besoj që do të shkarkohem

August 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin Luigj Shkrela deklaroi në TV Teuta para dy netëve  se PDS do të pranojë çdo version që do të dale nga loja politike por njëheri shprehi habinë dhe çudinë për rrjedhën e ngjarjeve në skenën politike në komunën e Ulqinit bën të ditur Promul Ulqin.
Kryetari aktual poashtu premtoi se mbledhja e Kuvendit komunal do të mbahet brenda afatit ligjor prej 15 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Edhe përkundër rrethanave të reja të krijuara zoti Shkrela beson se ai nuk do të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit pasi, sipas tij, gjatë karrierës së tij të deritanishme ka ndihmuar në masë të madhe edhe njerëzit që tani e kanë braktisur politikisht. Ai përmendi ndihma të tilla si avancim në karrierë, punësim familjar, ndihmë në dhënie të provimeve etj.

Në pyetjen e moderatorit se a ka ngjashmëri rasti i tanishëm i kalimit të këshilltarëve nga njëri krah në tjetrin me rastin e PPD-së të vitit 2007 ai e pohoi këtë duke thënë se rasti është i njëjtë.

Promul Ulqin

32