Taekwondo Klub Ulqini mori pjesë në “Korcula Open Croatia” 2011

August 23, 2011   | Sporti / Sport

Gjatë kësaj fundjave në ishullin e Korçullës u mbajtë turneu ndërkombëtar “Korçula open Croatia” 2011

Nga klubi i taekwondo-së Ulqini morën pjesë vetëm dy garues, Artan Fici dhe Mersudin Kurti ishin këta të vetmit që përfaqsësuan qytetin e Ulqinit në këtë turne ndërkombëtar. Për arsye të sezonit turistik klubi i taekwondosë Ulqini nuk arrinë që të marrë pjesë me një numër më të madhë garuesishë, madje edhe vetë trajneri i këtij klubi Fikret Dushku nuk ishte prezent në këtë turne, kështu që nxënësit udhëtuan së bashku me klubin nga Kosova tkd “DON” të cilët ishin për pushime verore në Ulqin.

Mersudin Kurti arriti të fitoj vendin e parë duke u shpërblye me medaljen e artë i cili për të tretin vit me radhë fiton medaljen e artë në këtë turne. Ndërsa Artan Fici arrinë të fitoj dy gara ndërsa në finale humbë nga përfaqësuesi kroat dhe keshtu fiton vendin e dytë duke u shpërblye me medaljen e argjendët. Ishin këta dy garuesit tanë që përfaqësuan klubin e taekwondo-së Ulqini si dhe qytetin e Ulqinit në këtë turne ndërkombëtarë ku morën pjesë 8 shtete  32 klube me mbi 400 garues. Turneu u mbajtë në ambiemtë të hapur në qendën e qytetit të Korçullës i cili zgjati dy ditët e vikendit.

Njëherit i urojmë suksese dy garuesve tanë të cilët arritën sukses edhe pa prezencën e trajnerit.

Nga shërbimi informativ i Taekowndo-së Ulqini.

 

YouTube Preview Image
2