Ambasadorja amerikane Sue K. Brown,organizoj darkë në Ulqin për Ramazan

August 24, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ambasada amerikane në Podgoricë me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit shtroj iftar mbrëm në Hotelin Mediteran Resort,Ulqin.
Ambasada amerikane në Podgoricë në krye me ambasadoren Sue K. Brown shtroi iftar për rreth pësëdhjetë të ftuar besimtarë dhe personalitete nga politika, kultura, beznisi dhe bashkqytretarë të fesë islame në Malin e Zi si dhe përfaqësues të konfesioneve tjera nga Ulqini dhe Mali i Zi.

Mysafirë të mbrëmjes ishin të pranishëm përfaqësuesit fetarë në krye me reisin e bashksisë Islame në Mal të Zi,Efendi Rifat Fejziq,krye imami i Ulqinit Rifat Jusufi, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, Ndihmësministri i punëve të brendshme, Osman Subashiq,kryetari aktual i Ulqinit Gëzim Hajdinaga,Kryetari i kuvendit të Ulqinit Luigj Shkreli,Ali Rexha ,drejtor i Organizëts Turistike të Ulqinit, kryetari i Forcës së re demokratike,Nazif Cungu,kryetari Prespektivës Amir Hollaj, deputeti i partisë boshnjake, Sulo Mustafiq, deputeti i Forcës ,Genc Nimanbegu,dhe personalitetet ma i shquar nga biznesi dhe gjithashtu drejtori ekzekutiv i hotelit “Mediteran” Selatin Gjeloshi etj.
Ambasadorja amerikane në Podgoricë Sue K. Brown dhe Reisi i Bashkësis islame ,Rifat Fejziq,bënë deklarata para gazetarëve.
H.B
Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image