Muaji i Ramazanit nuk ndikoi në zvoglimin e numrit të turistëve në Rivierën e Ulqinit

August 29, 2011   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Muaji i Ramazanit nuk  ndikoi në zvoglimin e numrit të turistëve në Rivierën e Ulqinit
Edhe pse kemi shkelur në ditët e fundit të muajit gusht Ulqini ende vlon nga turistët që këto ditë janë duke pushuar në Rivierën tonë. Nëse bëmë një xhiro nëpër plazhe, shumë pak mund të vërejmë se kemi të bëjmë me ditët e numëruara të turizmit. Me të drejtë njohësit e mirë të fushës së turizmit thonë se kjo sezonë do të mbahet mend për ulqinakët si një ndër sezonat më të sukseshme në disa vitet e fundit, dhe sigurisht që ka qenë një” infuzion” i mirë për buxhetin e tyre.

Këto ditë edhe pse flitet për një numër shumë më të madh të mysafirëve  se çështë ai zyrtar, në plazhe, rruga dhe restorante nuk  mund të vërejmë një rënie të numrit të mysafirëve në krahasim me javën e kaluar, si duket muaji i ramazanit nuk ka ndikuar që mysafirët që e mbajnë ramazanin të kthehen në shtëpiat e tyre.

Sa kushton të shijosh Ulqinin në Muajin gusht dhe shtator

Për të pas efekt disuazif turizmi normal duhet të ulen edhe  çmimet.Prandaj prej momentit që po e vendosim kët shkres fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelet e Rivierës se Ulqinit,fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelin Mediteran Resort,gjithashtu ka zbritje  edhe në Hotelin Albatros.Zbritje të çmimeve mund të pahet edhe në hotelet private të Ulqinit,por gjithashtu  zbritjen e çmimeve e ndjekën edhe sektori privat.
Ulqini asht i vendosur në një pozitë gjeografike fantastike, në qytetin bregdetar të Ulqinit mund të zgjedhësh mes plazheve ranore dhe atyre shkëmbore. I vendosur përgjatë gjirit nga qyteti shpaloset Buna, ndarësi i detit Jon me atë Adriatik. Një pushues ka shumë mundësi zgjedhjeje në Ulqin.
Mund të zgjedhë plazhet apo të shkojë në mal, në freskun e mrekullueshëm të Ulqinit. Çmimet në hotelet e Ulqinit, nuk janë shumë të larta.Gjysmë pansioni sillet prej 24 euro deri në 33 euro në ditë per person.
Hotelet plotësojnë thuajse të gjitha kërkesat e pushuesve. Dhomat janë komode, me kondicioner, televizor, si dhe minibar. Ndërkohë të gjitha hotelet kanë dhe restorantet e tyre, ku serviren llojet e ndryshme të prodhimeve të detit Ulqinak.

Plazhet e Ulqinit plotësojnë standardet dhe cilësinë e kërkuar. Disa prej tyre mbajnë shtatë flamuj- dëshmi e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.
Disa kilomtera në jug të Ulqinit gjendet Plazhi i Madh, i tipit ranor. Shtrihet në një gjatësi prej 13 kilometrash, përgjatë lumit Buna. Kjo hapësirë vazhdon deri tek plazhi i Adës. Plazhin e vogël, shumë popullor për vendasit, e gjejmë brenda në qytet. Ai ka nisur të frekuentohet në këto ditë gushti dhe shtatori.

Gjatë gjithë sezonit turistik qyteti i Ulqinit vizitohet nga shumë turistë të huaj të ardhur si nga Kosova, Bosnja Hercegovina, bashkatdhetarët tanë që punojnë në shtetet prendimore, turistë nga Rusia, Ukraina, Anglia, Italia dhe vende të tjera të Evropës, duke shënuar në këtë mënyrë një rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë e rralla bregdetare që i ofron qyteti ynë. Vetëm ditën e djeshme, është shënuar një tjetër rekord turistësh në pikën kufitare Muriqan – Sukubinë ku gjatë 24 orëve këtu kanë frekuentuar mbi 12000 autovetura , pra një fluks shumë i madh i turistëve.

Klima e favorshme, dhjetëra kilometra plazh me rërën shëruese të gërshetuara me mundësitë e shumta për argëtim, e bëjnë Ulqinin vend tërheqës.

Edhe pse sezona ka qenë e sukseshme dhe i ka tejkaluar të gjitha rekordet, shumica shprehen të knaqur me kohëzgjatjen e sezonit. Në fakt thonë se në Ulqin kemi 40 ditë sezonë,dhe këtu përfundon çdo gjë në lidhje me turizëm ,kytë vitë sezoni zgjati më shumë.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image