Per Shumicen e re ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit shprehen liderët politik – Video

September 3, 2011   | Politika, Reportazh / Reportaža

Partia Forca në Ulqin ka prezantuar shumicën e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila i është dorëzuar shërbimit të Kuvendit me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, propozimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe iniciativa për shkarkimin e Gëzim Hajdinagës nga posti kryetarit te Komunës se Ulqinit.

Per Shumicen e re ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit shprehen liderët politik:


Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin Luigj Shkrela, deklaroi se PDS do të pranojë çdo version që do të dale nga loja politike por njëheri shprehi habinë dhe çudinë për rrjedhën e ngjarjeve në skenën politike në komunën e Ulqinit.
Kryetari aktual poashtu premtoi se mbledhja e Kuvendit komunal do të mbahet brenda afatit ligjor dmth me 22 shtator 2011.

Kryetari I Komunës së Ulqinit,Gëzim Hajdinaga,deklaroi se Unioni Demokratik i Shqiptarëve në mbledhjen e Këshillit Qendror aktin e një pjese të Kryesisë së Degës së Anës së Malit e ka vlerësuar si ‘’thikë në shpinë’’ dhe akt i papranueshëm që bie ndesh me traditën e zonës së Anës së Malit që aq shumë ka dhënë për çështjen shqiptare. Se cilët kanë qenë motivet e këtij veprimi, kush i ka nxitur dhe me çfarë qëllimesh janë bërë do ta tregojë sëshpejti koha.

Kryesia e ish Degës së UDSH-së në Anë të  Malit,Fatmir Gjeka,deklaroi se përkrahja që kemi marrë nga anëtarët dhe simpatizantët tanë, por edhe nga qytetarët e tjerë, jo vetëm nga Ana e Malit, por edhe nga Ulqini, Kraja, Malësia dhe diaspora, na bën edhe më të vendosur në drejtësinë e vendimit tonë.  Ne i falënderojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe dashamirët e tjerë për këtë mbështetje duke i garantuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të ndjekim politikë parimore në interes të qytetarëve të Anës së Malit, Ulqinit dhe tërë shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.
Së fundi, kjo ndarje politike nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona njerëzore me ish kolegët e partisë dhe ish partnerët tanë. Ata kanë qenë dhe do të jenë miqtë dhe shokët tanë edhe në të ardhmen pa marrë parasysh interesat tona politike.

Kryetari i Forcës,Nazif Cungu tha se ndihet i kënaqur që të prezantoj shumicën e re në Kuvendin Komunal të Ulqinit e formuar me qëllim të sinqertë ne bazë të respektit të ndërsjellët dhe vendosmërisë që Komuna e Ulqinit të fitoj një qeverisje profesionale, të përgjegjshme, të ndershme dhe efikase.
Kjo shumicë është e përbërë prej subjekteve dhe këshilltarëve në Kuvendin Komunal siç vijon: Forca e Re Demokratike me 11 këshilltarë, Dega e anës së Malit me 4 këshilltar, Partia Social-demokrate me dy këshilltarë dhe Lëvizjes qytetare Perspektiva me një këshilltar, pra gjithsejtë 18 këshilltarë.

Partia Forca në Ulqin ka prezantuar shumicën e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila i është dorëzuar shërbimit të Kuvendit me  iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, propozimi i kryetarit të ri të Kuvendit dhe iniciativa për shkarkimin e Gëzim Hajdinagës nga posti kryetarit te Komunës se Ulqinit.

Jemi të vendosur që të formojmë një shumicë e cila do të përkushtohet me të gjitha fuqitë e veta që të krijoj kushte për fillimin e një epoke të re, epoke të mbarë në zhvillimin e Komunës sonë.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

12