Barbana Dini : “Shume prej kengetareve jane thjeshte flluska sapuni”

September 4, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ajo është shumë e sigurtë në vetvete dhe për me tepër, e suksesshme në prodhimet e saj  muzikore ndonësë prej shumë personash, emri i saj mund të citohet relativisht i ri në muzikën shqiptare. Pavarësisht vështirësive që paraqet fusha e muzikës në vendin, Barbana Dini ka realizuar disa klipe duke u munduar të sjellë detaje plotësisht origjinale për dashamirësit e saj. Për me tepër, Trafik Vip, ka mundur të realizojë një intervistë eksluvizive ku do të zbulohen fillesat e saj në muzikë më të gjitha vështirësitë, mendimet e Barbanës për tregun muzikor shqiptar dhe prurjet e reja që po depërtojnë në të, planet më të afërta të saj në fushën profesionale, si edhe shume detaje të tjera që do të mund të kuptohen në vazhdimësi të intervistës…

Fillimisht do të donim si ka lindur pasioni yt per muzikën. Dëshira për të kënduar, ka qënë e hershme që në vogëli siç ndodh me shumë këngëtarë apo ajo ka lindur më vonë?

Fillimet e mia në muzikë lidhen me femijërinë time. Kam filluar të këndoj që në moshën 7-vjecare, si pjesëmarrëse në festivalet mbarëkombëtare për fëmijë dhe konkurse të ndryshme të interpretuesve ku jam vlerësuar me shumë cmime. Me pak fjalë, nuk jam rastesisht pjese e muzikes…

Tregu i muzikës po tejmbushet me emra të rinj që pretendojnë se bëjnë muzikë të bukur. Ç’mendim ka Barbana për këto lloj prurjesh?

Është e vërtetë që ka shumë prurje, por unë mendoj se është koha, ajo që tregon se cilët janë artistët e vërtetë. Shumë prej këtyre këngëetarëve, janë thjesht flluska sapuni dhe asgjë me shumë se aq…

Thonë që fillimi mbart gjithmonë vështirësi, si në muzikë ashtu edhe në çdo fushë tjetër. Po kthehemi paksa mbrapa në kohë dhë të pyesim cilat kanë qënë vështirësitë më të mëdha që mban mënd nga fillimi i rrugëtimit tënd në muzikë?

Krahas sadisfaksionit të madh që te jep, muzika ka edhe anën tjetër të medaljes që do të thotë shumë punë, lodhje, netë pa gjumë, sakrifica, pra dedikim total ndaj saj. Në fillimet e mia, vështirësitë për të ecur përpara kishin të bënin me te patalentuarit e mbeshtetur nga miqtë dhe më pas, vështirësitë ishin në garën me ato që nuk dinin të kendonin por që kishin burime financiare dhe shiteshin në saj të imazhit.

Mendon se muzika në vendin tonë konsiderohet edhe si biznes, një formë e mirë për të gjeneruar të ardhura dhe realisht sa fitimprurëse është fusha e muzikës?

Sigurisht që muzika konsiderohet edhe si biznes, jo vetëm në vëndin tonë, por në të gjithë botën, pavarësisht kushteve jo të përshtatshme që kemi për të zhvilluar sic duhet këtë industri. Ajo çka është e rëndësishme, eshte që të bërit biznes në muzikë nuk duhet të kthehet në një qëllim më vetë. Muzika shndërrohet në biznes në momentin që sjell shumë fitime, por edhe investohet shumë në të.

Sa shumë ke investuar për të qënë e suksesshme në muzikë dhe a të është dashur të sakrifikosh diçka nga vetja duke qënë se shpesh duhet të sakrifikohesh për të arritur gjëra që i ke përzemer?

Sigurisht që kam investuar dhe kam sakrifikuar shumë, pasi përkushtimi i madh ndaj muzikës më ka bërë që të lë shumë gjëra të tjera pas dore si psh pushimet, daljet e shpeshta me miqtë dhe shumë aspekte të tjera.

Cilat janë aspektet apo momentet ku kuptohet cilët janë këngëtarët e vërtetë? Sa e rëndësishme është për një këngëtar të këndojë edhe live krahas muzikës playback?

Fjala këngëtar është e pakonceptueshme ti referohet një “këngëtari”që nuk kendon live. Sot kushdo mund të tentojë të bëjë një këngë pasi edhe teknologjia ka avancuar shumë, por kjo gjë nuk e bën atë kurrsesi të quhet dhe të konsiderohet i tillë, megjithëse fatkeqësisht kjo kategori e vetquajtur “këngëtar”, po mbush televizionet dhe radiot…

Cila është kënga që ke më tepër përzemër në repertorin tënd muzikor, pa dashur të bëjmë diferencime ndërmjet krijimtarive të tua muzikore?

Të gjitha këngët që kam bërë deri tani i kam punuar me shumë dashuri dhe njëkohësisht kam bashkpunuar me kompozitorët dhe tekstshkruesit më të mirë, kështu që e kam të vështirë të bëj diferencime, por do thoja qe kenga ime më e re “Hajna Hajna”, më jep energji shumë pozitize kur e dëgjoj.

Sa e njëjtë apo e ndryshme shfaqet Barbana në këngët e saj dhe cila është spuntoja kryesore në realizimin e një kënge?

Unë mundohem që në çdo dalje të sjell dicka të re dhe ndryshe, e deri më tani ja kam arritur qëllimit. Nuk më pëlqen monotonia artistike që infekton shumë këngëtarë dhe njëkohësisht,  më pëlqen të eksperimentoj edhe me rrymat, pasi nuk e kam problem ti pershtatem të gjitha natyrave.

A duhet të jesh shumë ë kuruar në aparencën tënde fizike që të bëhesh nje femër e suksesshme?

Mendoj se çdo femër duhet të kurojë imazhin e saj, jo vetem ne që jemi artiste. Për mua është shumë e rëndësishme të kem një pamje të rregullt kurdo sepse më bën të ndihem mirë me veten…

Te flasim paksa për videoklipin tënd më të fundit dhe disa detaje nga realizimi i tij?

Kënga ime më e re “HAJNA HAJNA” ka pak ditë që është lançuar në tregun muzikor. Kënga është një  kompozim i Adi Hilës dhe tekst i Rozana Radit. Klipi është realizuar pjesërisht në Himarë dhe një pjesë e xhirimeve, janë realizuar në Budva. Kam punuar me 2 produksione për klipin: Poëer Media dhe Art Industry, të cilët i falenderoj shumë për punën e mrekullueshme.

Sa e vlerësuar ndihesh nga publiku që të vlerëson dhe të suporton në mënyrë të vazhdueshme?

Ndihem shumë e vlerësuar në cdo moment, lumturohem pa masë çdo dite kur lexoj komente apo mesazhe te sinqerta nga ata. I jam borxhlie adhuruesve te mi dhe i premtoj, që këtë vit, do i sjell disa këngë shumë të bukura…

Cilat janë projektet e tua më të afërta ne muzikë?

Kam shumë projekte në mëndjen time, por deri në realizimin e tyre, nuk mund te them asgjë konkrete…

Të ndalemi paksa tek sfera emocionale. Sa e plotësuar ndihet Barbana në tëtë periudhe përsa i përket ndjenjave?

Përsa i përket ndjenjave, ndihem shume mire pasi jam e rrethuar gjithmonë nga dashuria.

Dhe si përfundim, një mesazh të fundit për të gjithë fansat, dashamirësit e tu.

Fansat e mi i falenderoj për mbështetjen e madhe dhe forcën që më japin, ndersa juve ju përgëzoj dhe ju uroj sa më shumë suksese në vazhdim.

Vipat.info
YouTube Preview Image

1