Ulqini viktime e suksesit të saj turistik – Video

September 7, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nisur nga numri i lartë i pushuesve në vendin tonë kuptohet se Ulqini ka qenë e vazhdon të jetë destinacioni më atraktiv për pushuesit e Evropës qendrore dhe perëndimore, përfshirë këtu edhe diasporën shqiptare që zgjedhin Ulqinin për pushime.
Sezoni i këtij viti karakterizohet për ardhjen, akomodimin edhe efektet financiare. Në Ulqin ndodhen 9550 pushues të paraqitur, meqë sipas vlerësimeve tona, turistë ka më shumë.Kurse në Malë të Zi në përgjithësi ndodhen 74,892 pushues të paraqitur.
Në Organizatën turistike komunale të Ulqinit /OTUL/ thonë se sezoni i sivjetshëm turistik është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit.
Edhe pse jemi drejt muajit shtator, vendi ynë vazhdon të presë pushues të shumtë nga Kosova,Bosna dhe Hercegovina,Gjermani, Polonia, Qekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka pasur edhe nga Rusia e kjo falë shërbimit të përmirësuar, çmimeve konkurruese, resurseve natyrore të vendit tonë, por edhe temperaturat e larta të cilat do të vazhdojnë dhe në muajin shtator.
Edhe pse kemi shkelur në ditët e fundit të turizmit, Ulqini ende vlon nga turistët që këto ditë janë duke pushuar në Rivierën tonë. Nëse bëmë një xhiro nëpër plazhe, shumë pak mund të vërejmë se kemi të bëjmë me ditët e numëruara të turizmit. Me të drejtë njohësit e mirë të fushës së turizmit thonë se kjo sezonë do të mbahet mend për ulqinakët si një ndër sezonat më të sukseshme në disa vitet e fundit, dhe sigurisht që ka qenë një” infuzion” i mirë për buxhetin e tyre,deklaroi kështu drejtori I Organizatës turistike të Ulqinit,Ali Rexha.
Rexha ndër tjera ceku se këtë verë, kur nga Kosova përmes Shqipërisë, përmes superstradës mund të arrish në Ulqin për katër orë e gjysmë, autostradës së re moderne e njohur ndër shqiptarë si rruga e re e kombit, Ulqini si rrallë herë më parë është “ pushtuar”nga shqiptarët kryesisht nga Kosova. Falë kontrollit rutinor në kalimin e përbashkët kufitar në Muriqan ( Sukubinë) të palës malazeze dhe shqiptare, i cili aktualisht më tepër i përngjan një shenje të vijës shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku hyhet e dilet lirisht, sesa një kufiri, i cili para disa vitesh ishte kufi i ndarjes, mijëra turistë shqiptarë nga vende të ndryshme të rajonit kanë zgjedhur plazhet e Ulqinit për pushime verore. Sivjet në plazhet e çdo pëllëmbe të bregdetit të bukur të Ulqinit, i paisur me rërën shëruese, me ujin kristal, me florën e faunën, me freskinë e pishnajave e më shumë bukuri të tjera natyrore të cilat natyra ia ka dhuruar këtij ambienti ideal për pushim, freskim e shërim dhe argëtim,dhe mos të harom të cekim që kanë ardhur po thuaj të gjithë yjet e estradës së Kosovës.
Për të pas efekt disuazif turizmi në Ulqin, normal duhet të ulen edhe çmimet.Prandaj prej momentit që po e vendosim kët shkres fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelet e Rivierës se Ulqinit,fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelin Mediteran Resort,gjithashtu ka zbritje edhe në Hotelin Albatros.Zbritje të çmimeve mund të pahet edhe në hotelet private të Ulqinit,por gjithashtu zbritjen e çmimeve e ndjekën edhe sektori privat.

Ulqini asht i vendosur në një pozitë gjeografike fantastike, në qytetin bregdetar të Ulqinit mund të zgjedhësh mes plazheve ranore dhe atyre shkëmbore. I vendosur përgjatë gjirit nga qyteti shpaloset Buna, ndarësi i detit Jon me atë Adriatik. Një pushues ka shumë mundësi zgjedhjeje në Ulqin.
Mund të zgjedhë plazhet apo të shkojë në mal, në freskun e mrekullueshëm të Ulqinit. Çmimet në hotelet e Ulqinit, nuk janë shumë të larta.Gjysmë pansioni sillet prej 24 euro në ditë per person.
Hotelet plotësojnë thuajse të gjitha kërkesat e pushuesve. Dhomat janë komode, me kondicioner, televizor, si dhe minibar. Ndërkohë të gjitha hotelet kanë dhe restorantet e tyre, ku serviren llojet e ndryshme të prodhimeve të detit Ulqinak.
Klima e favorshme, dhjetëra kilometra plazh me rërën shëruese të gërshetuara me mundësitë e shumta për argëtim, e bëjnë Ulqinin vend tërheqës.
Edhe pse sezona ka qenë e sukseshme dhe i ka tejkaluar të gjitha rekordet, shumica shprehen të knaqur me kohëzgjatjen e sezonit. Në fakt thonë se në Ulqin kemi 40 ditë sezonë,dhe këtu përfundon çdo gjë në lidhje me turizëm ,kytë vitë sezoni zgjati më shumë u shpreh pronari menaxhues I plazhit Copacabana,Gjovani Shkrela për Mozaikun e televizorit të Malit të Zi.

H.B
Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image