Afërdita Dreshaj beson në jashtëtokësorë – Video

September 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Çfarë avantazhi kanë femrat ndaj meshkujve? Dhe çfarë do të bëheshin po të ishin kafshë dhe pse? Dhe në këto pyetje janë përgjigjur edhe garueset nga Ballkani, si Miss Kosova, Afërdita Dreshaj, pastaj Miss Serbia, Miss Mali i Zi, Miss Maqedonia, Miss Kroacia dhe Miss Sllovenia.
Për të dëshmuar se nuk janë vetëm të bukura por edhe të mençura, pjesëmarrëset në garat e bukurisë rregullisht duhet të përgjigjen në pyetje. Pjesëmarrëset e sivjetme në garën e bukurisë ‘Miss Universe’, është dashur të përgjigjen në pyetjet në vijim: A beson se ka jetë në ndonjë planet tjetër?

Çfarë avantazhi kanë femrat ndaj meshkujve? Dhe çfarë do të bëheshin po të ishin kafshë dhe pse? Dhe në këto pyetje janë përgjigjur edhe garueset nga Ballkani, si Miss Kosova, Afërdita Dreshaj, pastaj Miss Serbia, Miss Mali i Zi, Miss Maqedonia, Miss Kroacia dhe Miss Sllovenia.

Po ne na intereson më shumë se çfarë përgjigjesh ka dhënë përfaqësuesja jonë. E pyetur nëse beson se ka jetë në ndonjë planet tjetër, Afërdita është përgjigjur. “Po, besoj se ka jetë në ndonjë planet tjetër, sikurse që ka jetë në planetin tonë, prandaj nuk ka arsye pse të mos besoj se ka jetë në ndonjë planet tjetër”.

Në pyetjen e dytë, pra çfarë avantazhi kanë femrat ndaj meshkujve, ajo është shprehur: “E para është se ne mund të bëjmë gara bukurie, ndërsa tjetra është se për nëntë muaj ne ndjejmë brenda nesh një fëmijë, një foshnje, pra këto janë gjëra që meshkujt nuk mund t’i bëjnë”.

“Me siguri se do të isha një mace, pasi macet janë tejet të ndjeshme, ndërsa në anën tjetër janë shumë të fuqishme, pra do të zgjidhja të isha një mace dhe po, ato kanë sy të bukur”, ishte përgjigja e Afërditës në pyetjen se po të ishte një kafshë, çfarë do të ishte dhe pse.

Është interesant se përgjigje gati të njëjta ka dhënë edhe Miss Serbia, përveç që në vend të maces, ajo ka zgjedhur të jetë një luaneshë, derisa në pyetjen e parë dhe të dytë, janë gati tërësisht identike. Përndryshe, Afërdita në këtë garë ka pozuar në një version modern të veshjeve tona kombëtare.

Yll Press


YouTube Preview Image