Tuna Sejdiu gjithë jetën do jem beqare

September 10, 2011   | Lajmet / Vijesti

Një verë plot an gazhime, plane, takime, e thashetheme… E tillë ka qenë këtë vit stina e nxehtë për këngëtaren Tuna Sejdi, e cila vjen sot në një rrëfim special për faqet e së shtunës. Një intervistë plot të pathëna, e me shumë detaje surprizë. Si një personazh që gjithmonë shet, e ka gjetur veten jo rrallë herë në faqet e para të gazetave me lajme të supozuara, të ngritura mbi statuset e saj në Facebook, ndaj dhe ajo me të drejtë e ka shpallur veten si të dashurën e ” Thashethemit”.. .

Po sa të vërteta janë këto thashetheme, cila është e vërteta e marrëdhënieve të saj? A i ka dedikuar ndonjë status ish-bashkëshortit, çfarë e lidh me Blerim Destanin, si ka ndryshuar jeta e saj tani që është beqare… Tuna përgjigjet sot! Dëshiron t’i ruajë për vete arsyet që sollën divorcin dhe përjetimet e asaj kohe, duke më censuruar disa prej pyetjeve që lidhen me jetën private, por vetëm disa ama… Të tjerave u përgjigjet plot zell e sinqeritet, me natyrën e saj moskokëçarëse, duke më dhënë kështu atë që ajo në bisedën paraprake me mua, përpara se të më përgjigjej, e quan intervistën e vitit…

Tuna si po kalon këto kohë?

Angazhime, plane, takime, familje, miq, koncerte, intervista, gjumë, etj… Si shkoi kjo verë për ty? Ishte një verë e nxehtë, ashtu si çdo verë tjetër me punë, pushime dhe pafund thashetheme.

Kemi parë së fundmi klipin tënd më të ri, për të cilin gjejmë rastin të të përgëzojmë. Teksti i dedikohet dikujt në veçanti?

Shumë prej këngëve të mia janë keqkuptuar si tematika, kujtoj këtu rastin me 10 vite në skenë, me një bilanc suksesesh të vazhdueshme… Çmime, këngë të kthyera në hite, rekorde klikimesh në internet, kjo është më e pakta e asaj që mund të thuhet për këngëtaren Tuna Sejdi, e cila pavarësisht se ka shumë vite në këtë biznes, vazhdon të jetë e pëlqyer, në ndryshim me disa prej kolege të saj, të cilat tanimë e kanë humbur popullaritetin. Pavarësisht se mediat janë kurioze më së shumti për jetën e saj private, Tuna ka shumë për të treguar edhe nga jeta profesionale, mjafton të përmendim këtu që vetëm gjatë kësaj vere ka publikuar 2 këngë tejet të pëlqyera…

Bluetooth
YouTube Preview Image

1