Ferhat Dinosha distancohet nga Zenka

September 13, 2011   | Politika

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha është distancuar nga veprimi i deputetit të UDSH-së  Mehmet Zenka i cili para se të votohej ligji zgjedhor u  largua nga seanca parlamentare së bashku me kolegët e tjerë nga partitë shqiptare. Dinosha thotë se ai nuk beson se me miratimin e ligjit zgjedhor shqiptarët janë mashtruar por ka mungesë  komunikimi që mund të zgjidhë situatën pasi edhe pse është e disfavorshme mund të gjindet kompromisi që do i kënaq edhe shqiptaret.

“Deputeti i UDSH-së nuk kishte mandatin e Këshillit  qendror të partisë për tu larguar nga seanca e Kuvendit, por duhej të kishte  qëndruar në sallë dhe të votonte kundër ligjit zgjedhor. Deputeti i UDSH-së  nuk ka guxuar të hyjë në valle  me partitë e tjera shqiptare, posaçarisht kur ai nuk nuk e udhëheq vallen pasi atë valle e udhëheq dikush tjetër”, tha Dinosha për portalin Analitika.

Ulqini Online

VIDEO TVCG
YouTube Preview Image

3