Leonora Jakupi dekorohet nga Bamir Topi

September 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është nderuar me medalje të artë nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi për kontributin e dhënë në koncertet humanitare gjatë karrierës së saj muzikore.

Leonora është e vetmja këngëtare femër nga Kosova që është nderuar me këtë çmim, mbase ajo deri tani nuk ka ngurruar të marrë pjesë në më se 110 koncerte humanitare.

Ajo ndjehet e kënaqur me këtë mirënjohje që ia ka bërë pikërisht presidenti i Shqipërisë, duke iu dhënë shembull edhe udhëheqësve tanë në Kosovë, transmeton “Zëri”.

“Ndjehem shumë e privilegjuar që presidenca e Shqipërisë në krye me Bamir Topin më ka nderuar me këtë medalje. Ishte nder i madh për mua të jem e vetmja femër nga Kosova të nderohem nga një president i një shteti më të dashur për ne siç është Shqipëria. Është një ndjenjë e veçantë të kuptosh se karrierën tënde po e përcjellë një shteti tjetër dhe kjo le të jetë një shembull edhe për udhëheqësit tanë”, përfundon Leonora.

ZËRI
YouTube Preview Image