Reagojnë deputet shqiptarë Bardhi,Nimanbegu,Sinishtaj dhe Zenka – Video

September 18, 2011   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti, Politika

 


Kryetari dhe  deputeti i LDnëMZ,  Memet Bardhi , ka thënë se” Shembulli më tipik  për shkeljet që vazhdojnë të na bëhen ne shqiptarëve në Mal të Zi është shembulli i djeshëm. Megjithëse ne vendosem që duke marrë pjesë në sistemin politik, duke mare pjesë në institucionet  politike dhe shtetërore të MZ, të realizojmë të drejtat tona dhe kur menduam se kemi avancuar në këtë drejtim, dje besojë se ranë maskat dhe doli fytyra e vërtet e shumicës sllavo-pravosllave, pozitë dhe opozitë në qëndrimet e tyre antishqiptare. Duke mos respektuar realitetin e MZ, ku në MZ, nuk kemi një shumicë qoftë nacionale  qoftë gjuhësore, duke mos respektuar kontributin që dhanë shqiptarët në fillim të viteve  90-të”.Duke u pajtuar me thënjën se Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë një kërcënim për paqën dhe stabilitetin, përfaqësuesit e partive shqiptare, miratimin e ligjit zgjedhor që nuk i siguron më pesë vende të garantuara në  shtet për shqiptarët  në qëndra  të votimit në  zona  të veçanta ku shqiptarët  janë shumicë, ata thonë se do të ndryshojnë marrëdhënjet partitë shqiptare ndaj koalicionit në pushtet.“Është e sigurtë se  shumë  çka do të ndryshohet  dhe se lufta jonë politike do të  kthehet  në periudhën para   vitit 1992. Ne jemi të diskriminuar tani  dyfishë, e  të parët ne kemi treguar  gatishmëri për të negociuar. Ne kemi kërkuar  që të jemi aty ku merren  vëndimet. Kjo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën.

Kjo ka qënë një tregti e pastër e cila më pas  do të përcaktojë çmimin” , ka thënë për  “Vijesti” deputeti i koalicionit shqiptarë Përspektiva Vasel Sinishtaj.
Duke vënë në dukje se data e miratimit të ligjit zgjedhor ka treguar  se shipëtarët  janë humbësit  më të mëdhenj, ai ka thënë se  nuk beson  se shqiptarët janë të mashtruar apo të tradhtuar, sepse kurrë nuk u ka besuar verbërisht autoriteteve në premtime.“Me vite na është  folur se jemi mirë, se po shkojmë në drejtim të duhur, dhe doli se ata nuk ishin të gatshëm për të ndërtuar një shtet  qytetar. Ata kanë treguar keqardhje  që ligji nuk e  ka  fituar edhe përkrahjen tonë, por  sikur kjo  keqardhje   të ishte  qënë  aq  e thedhë, do të ishin realizuar të drejtat tona ka thënë Sinishtaj”.Sipas tyre ata kishin më shumë të drejta në bashkim me SerbinëSinishtaj  nuk ka mundur  të specifikojë nëse reagimi i partive politike shqiptare do të lëvizë drejtë një bojkoti, apo proteste, ose eventualisht  mospjesmarrjes  së tyre  në zgjedhje.“Për herë të parë ne jemi unik dhe unë do të doja të mbetemi të tillë”,ka thënë Sinishtaj, duke njoftuar se ai do të dërgojë një letër Ambasadës  së Amerikës, OSBE-së, por edhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën, siç tha ai, do tu tregoi për këtë problem që na  ka ndodhur ditë më parë. Duke rikujtuar se shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta në bashkim me Serbinë, se sa sot  në Malin e Zi të pamvarur, Sinishtaj tha se gjatë diskutimeve dhe votimit për ligjin zgjedhor, edhe atë e kanë qitur jashtë linje.“Më kanë qitur edhe mua, i cili kamë durim. Shqiptarët nuk janë një faktor që mund të kërcënojnë  Malin e Zi ” , tha Sinishtaj, duke komentuar deklaratën e Bardhit.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se pas miratimit të ligjit zgjedhor partit shqiptare do të marrin një pozicion të përbashkët mbi situatën e re dhe ka thënë se “veprimet e  njëanshëm, nga secila palë duhet të shmangen.”Është e sigurtë se ne do të shkojmë me  një reduktim kapaciteti për të miratuar  marrëveshje  dhe bashkpunim,  sepse të gjithë ishin  të kënaqur me ligjin e zgjedhjeve, përveç një bashkësie kombëtare.Në  aktivitetet e mëparshme politike kemi  treguar çdo vullnet për ç’do marrëveshje  në parlament, dhe tani do të kemi  taktika më shumë, siç kanë taktikuar ata për ligjin e zgjedhjeve, “ka thënë  Nimanbegu.Duke folur për mesazhin e  Bardhit që  ua tha  në ndërtesën  e parlamentit, ai shtoi se duhet të mbajnë gjithmonë parasysh faktin se “njerëzit të cilët mendojnë se ata kanë humbur diçka edhe mund të inicojnë disa aktivitete.”“Unë jam për atë që në situata të tilla mos  të ngritën tone të panevojshme, por që të ulen dhe të mendojnë për lëvizjet politike. Unë nuk do komentoja  nëse ky është një kërcënim për Malin e Zi, paqë dhe siguri, por unë mendoj se ajo nuk  ishte në atë drejtim, ” theksoi Nimanbegu.
Mehmet Zenka: “Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë  kërcënim për Malin e Zi”
Sipas Depuetit  të Unionit Demokratik Mehmet Zenka (UDSH)  i cili është pjesë e koalicionit  qeverisës, ka thënë se Mali i Zi,  “me miratimin e ligjit zgjedhor ka rënë në testin e demokracisë” dhe se mesazhi i Bardhit nuk duhet të shihet si një kërcënim, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të  tillë në  Mal të Zi.“Është dëm  për një shtet që ishte  shëmbull në rajon. Shqiptarët ndjehen të mashtruar dhe të lënë pas dore edhe pas  të gjitha veprave të mira që i kanë bërë për Malin e Zi,” ka  thënë Zenka , duke theksuar se përgjigjet  e partive shqiptare  do të jenë të përshtatshme, dhe do të vazhdojnë për zgjidhjen e statusit të bashkësisë sonë  nacionale.

Sipas Këshillit Nacional të Shqipëtarëve kjo  është një përpjekje  asimilimi.Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ka vlerësuar se miratimi i ligjit  të ri zgjedhor, ua ka mohuar të drejtat  shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ti  asimiluar komplet.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, është një hap mrapa  kur janë në pyetje të drejtat dhe  liritë e shqipëtarëve, të cilët janë popull  autokton në shtëpitë e babadharëve të tyre nën Malin e Zi, thuhet në dekleratën që e ka nënshkruar  Kryetari Tahir  Tahiri.Kjo është argumentuar se mohimi i të drejtave të fituara, qëllimi i qeverisë dhe opozitës “, për të zvogëluar zërin autentik të përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e shtetit: ”
Kjo është qëllimi i asimilimit të shqiptarëve dhe kjo  është krejtësisht  e papranueshme për ne “.  –
Ai në tërsi i përkrah dhe mbështetë  deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj  Zgjedhor diskriminues për ne :“Ne i mbështesim ata dhe kështu duhet të vazhdojnë të jenë aq unike kur të drejtat tona janë të kërcënuara.”

VIDEO NGA EMISIONI MOZAIKU NGA TVCG
YouTube Preview Image
EMISIONI REPLIKA TVCG
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/replika_15092011.flv

4