Shtyhet tenderi për Rivierën e Ulqinit

September 20, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale i Malit të Zi  e ka shtyrë afatin tenderit për shitjen e 63,52 për qind të aksioneve të Ndërmarrjes hoteliere e turistike (NHT) “Riviera e Ulqinit” deri më 4 nëntor.
Paraprakisht ishte caktuar afati  për dorëzimin e ofertave deri më 19 shtator.
Pos shitjes së aksioneve, është ofruar edhe dhënia me qira prej 90 vjetësh  të kompleksit të tokave në të cilën gjinden hotelet dhe objektet e tjera të kësja ndërmarrje ulqinake.  Aty është përfshirë edhe lokacioni, e cila me dokumentacioni urbanistik parashihet ndërtimi i kapaciteteve turistike dhe i atyre me përmbajtje të përzier. Saktësisht ky lokacion gjendet në kompleksin Plazhi i Madh, pesë kilometra nga qendra e qytetit.
Kërkesat për marrjen e dokumentacionit tenderues, me çmim prje 10- mijë eurosh, mund të merren deri më 4 nëntor, ndërsa të interesuarit mund të vizitojnë kompaninë, ku do t’i kenë të gjitha informatat e duhura.  Blerësit e interesuar, para ofertës, janë të obliguar të paguajnë depozit, ose të ofrojnë garanci bankare prej 150 mijë eurosh.
Ofertuesi duhet të propozoj shumën e qirasë vjetore në euro për metër katrorë, si edhe programin investues ku saktësisht duhet përhskruar strukturën  dhe dinamikën e investimeve, si edhe burimin e kapitalit për investime.
Detajet për mënyrën e pagesë së çmimit rregullohen me kontratë te veçantë.
Pronarë të aksioneve që janë në shitje të NHT “Riviera e Ulqinit” janë shteti i Malit të Zi-10,14 për qind, Fondi investues dhe zhvillimorë-7,64 për qind, Fondi por sigurimin personal dhe invalidor – 25,29 për qind, Enti i për punësim- 8,43 për qind dhe Fondi për kompensim-0 12 për qind.

Qendra.info
YouTube Preview Image