Valdanosi sërisht dështoi në tender

September 20, 2011   | Shtypi / Mediji

Në tenderin për valorizimin e Valdanos nuk është paraqitur asnjë kompani, njoftoi agjencioni Mina.

Ofertat janë mundur të dorëzohen deri dje në ora 16.

Në tenderin kanë mundur të paraqiten kompanitë ose konsorciumet që më parë kanë blerë dokumentet e tenderit,të cilat kushtonin 20.000 € dhe do të nënshkruanin një deklaratë të konfidencialitetit.

Në tender, ndër të tjera mund të merrnin pjesë kompani që  ka aftësinë financiare dhe paratë e nevojshme për projektin. Ofertuesi duhet të tregonte se në vitin e fundit ka xhiro totale prej 100 milionë euro.
Ofertuesi, ndër të tjera, pritej të propozonte strukturën dhe shumën e qirasë vjetore, me një sasi të garantuar që nuk do të ishte më pak se 20 cent për metër katror.

Këshilli për privatizim shpalli tenderin  e dytë më 21 qershor të këtij viti për dhënie me qira afatgjate të Valdanosit për 30 vjet me mundësi vazhdimi.

Ulqini Online
YouTube Preview Image