Adelina thyen rekordet me “Best of Adelina”

September 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja 32-vjeçare nga, urtë e butë po tregon se di të vërë në jetë çdo plan ambicioz që ka ëndërruar.

Albumi më i fundit i divës Adelina Ismajli, që titullohet thjesht “Best of Adelina”, është hedhur në prej gati një viti në portalet ligjore më të mëdha muzikore, si në ITunes, VirginMega, Napster, Deezer, Musicwave, emusic, OVI-Nokia, songrila.com, ndërsa së fundmi edhe në Pure Charts në Francë, ku shtet në të cilin albumi gjendet prej disa muajsh transmeton Femina.

Kjo gjë nuk ka ndodhur ende me asnjë artist tjetër shqiptar. “Arsyeja pse nuk kemi bërë asgjë të ditur deri më tani ka qenë me dëshirën e vetë Adelinës, për faktin që turneu i saj botëror për publikun shqiptar ende nuk kishte mbaruar dhe paralelisht po punonim për projekte të reja të cilat ende nuk janë lansuar.

Nuk kishim kohë as të nxirrnim denjësisht lajmin për lansimin e albumit “The Best of Adelina”.

Po punohej paralelisht për tri projekte dhe kjo na censuronte kohën që të nxirrnim lajm të plotë”, – tha dje për gazetën zëdhënësja e saj, Rudina Idrizaj, sipas së cilës, deri më tani është arritur një shitje vërtet e kënaqshme e albumit.

Kosova info
YouTube Preview Image