Mc Kresha fillon bashkëjetesën në shtëpinë e Rozana Radit

September 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha, këto ditë është bërë shumë i famshëm në Shqipëri dhe kjo, falë lidhjes me këngëtaren Rozana Radi. Në fakt, nuk i mjaftuan këngët e lançuara deri tani, edhe pse mjaft të pëlqyera, për të arritur në Shqipëri atë popullaritet, që e fitoi si me magji falë një lidhjeje dashurie. Javën e kaluar, gazeta “Panorama” dekonspiroi lidhjen e tyre, e cila nuk ishte dhe shumë e vështirë për t’u zbuluar, pasi çifti nuk i kursen gjestet erotike edhe në publik. Meqë për Rozin nuk kemi shumë për t’ju treguar, sepse ne tashmë kemi informacion të mjaftueshëm për të, është Mc Kresha ai për të cilin vendosëm të investigonim për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së tij dhe për t’jua rrëfyer edhe ju.

REPERI, NJË VIT I FEJUAR ME NJË VAJZË TURKENGA MITROVICA
Për jetën private të Kreshnik Fazliut është folur shumë pak në mediat shqiptare, pasi edhe në shtypin rozë gjithmonë kanë zënë vend lajmet për suksesin e tij dhe asgjë më shumë. Ndërkohë, ne mësojmë që Mc Kresha ka qenë i fejuar për një vit rresht me një vajzë turke nga rrethi i Mitrovicës. Kjo lidhje me vajzën turke ka ndodhur para disa viteve, në një moshë pak më të re të Kreshnikut. Ata kanë ndenjur bashkë më shumë se një vit, madje ishin të fejuar, por lidhja e tyre nuk eci ashtu si duhet dhe vendosën që të ndahen. “Emri i vajzës nuk më kujtohet, por e di që ka qenë e komunitetit turk në Kosovë dhe ishte nga rrethi i Mitrovicës”, kështu thekson për “Panorama plus” një burim i afërt me reperin.

PAS FEJESËS SË DËSHTUAR BËHET BESIMTAR
Pas dështimit në fejesë, Kresha vendos që të bëhet religjioz, duke shkuar edhe në xhami e duke u falur e lutur 5 herë në ditë. Këtë gjë e pohojnë po ashtu miqtë e këngëtarit, duke thënë se ndoshta nga dëshpërimi i fejesës ai vendosi t’i lutet Zotit për gabimet që ka bërë. “Ai i hyri rrugës së besimit, u bë religjioz në maksimum duke u falur 5 herë në ditë dhe pas një viti e la edhe këtë”, tregon miku i tij. Siç duket, Kresha të gjitha gjërat i paska njëvjeçare, edhe punën e fejesës, por edhe punën e religjionit e faljes në xhami. Kreshniku mik të ngushtë në rrethin e artistëve, kishte Bleron, i cili kishte marrë si detyrë ta promovojë atë si reper. Miqësia me Bleron nuk shkoi gjatë, për shkak se tashmë këngëtarët tanë janë mësuar që sa bëhen pak të famshëm, të kthejnë kurrizin. Ata tashmë nuk flasin, por ajo  që ka mbetur janë disa bashkëpunime muzikore.

PUSHIME NË TURQI ME ROZANA RADIN
Historia e publikuar javës që kaloi mes Rozana Radit dhe Kreshnik Fazliut (Mc Kresha) zgjoi debat të madh tek këngëtarët. Rozana reagoi përmes një komenti në Facebook. Duke e ditur që të gjithë e kishin parë çiftin teksa argëtohej së bashku në publik, sikur ishin në dhomën e gjumit, nuk kishte se si ta mohonte një lajm të tillë. Në anën tjetër, edhe Kresha është munduar t’i ikë pyetjes sonë në lidhje me këtë rast, duke thënë se Rozanën e ka mike dhe nuk ishte në dijeni për atë që flitej. Mbas lidhjes me Rozin, Kresha vendosi të bëjë pushime në Turqi bashkë me të dhe disa miq të Rozit. Deri tani, guximi i reperit trupmadh ka shkuar deri aty sa në faqen e tij në Facebook të publikojë vetëm një foto me një këmbë femre dhe me siguri që prononcimin në media për këtë lidhje mund t’ia ketë lënë në dorë Rozit si fillim.  Ndërkohë që Rozana Radi, sapo doli shkrimi tek “Panorama Plus”, hoqi nga statusi i saj në këtë rrjet social shtesën e vendosur së fundmi, ku thoshte se ishte në një lidhje, për të mos e komplikuar edhe më shumë situatën.

NJE LIDHJE QE KA FILLUAR TE MERRET SERIOZISHT
Megjithëse javën e kaluar shkruam se çifti i ndodhur për një koncert në Himarë nuk i kurseu skenat erotike në publik (të cilat ngjajnë jo pak perverse kur intimiteti ndahet me të tjerët), në fakt e vërteta është se Rozi dhe Mc Kreshta kanë hyrë në një lidhje të mirëfilltë dashurie, madje miqtë e tyre na rrëfejnë se kanë rënë që të dy kokë e këmbë brenda. Tani ata i sheh gjatë gjithë kohës bashkë, madje miqtë e tyre rrëfejnë se Mc Kresha jeton tek shtëpia e Rozit kur ndodhet në Tiranë, meqë Rozi jeton vetëm. Edhe pse po tentojnë ta mbajnë sa më private lidhjen, do ketë një moment që do i dekonspirojë. Bëhet fjalë për festivalin “Kënga magjike”, ku dy këngëtarët kanë vendosur që të performojnë së bashku. Ne i urojmë suksese.

Lajmifundit
YouTube Preview Image