Jep dorëheqje Luigj Shkrela,nga funksioni i kryetarit të Kuvendit të Ulqinit

September 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin Luigj Shkrela ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit të Ulqinit njofton gazeta informative Ulqini Online.

Këshilltarët e PDS lëshojnë seancën në ora 13h.20.
Parlamenti miraton dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Komunës,njofton Ulqini Online.

13h.40 Edhe këshilltarët e UDSH-së lëshojnë senacën e Kuvendit të Komunës.

Pas hapjes së diskutimit rreth pikes së rendit të ditës për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të komunës , këshilltari Zenka i’u drejtua se shumicës së re parlamentare se ajo u formua me tradhëti të pastër dhe së shpejti e njëjta gjë do ju ndodh edhe juve.

Në ora 13 filloi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.  Të pranishëm në seancë janë 28 këshilltarë nga 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e paraparë të fillojë në ora 12 shtyhet për në ora 13.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e cila do të fillojë pas pak do të ketë këtë rend dite:

1. Propozim Vendim per shkarkimin e Kryetarit te kuvendit te Ulqinit
2. Propozim Vendim per zgjedhjen e Kryetarit te kuvendit te Ulqinit
3. Propozim Vendim per zgjedhjen e Kryetarit te komunes se Ulqinit

Në Ora 13h.55 Kryetar i ri i Komunës së Ulqinit me 21 vota pro  zgjidhet Milazim Mustafa.

Pas votimit. kryetari i ri z. Milazim Mustafa merr kryesimin e senacës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës në sallën e kuvendit kthehen këshilltaret e larguar para votimit për kryetar të Kuvendit. njofton Ulqini Online.

YouTube Preview Image
1