SHBA-ja nuk mund ta përcaktojë numrin e radikalëve islamikë në Mal të Zi

September 26, 2011   | Rajoni / Region

Foto: VIJESTI

Podgoricë, 26 shtator – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi nuk ka arritur të nxjerrë një numër të saktë të radikalëve islamikë në Mal të Zi, por ka arritur të konstatojë se të tillë janë fare pak në mesin e shqiptarëve në këtë shtet.

Në një letër të datës 10 korrik, të publikuar nga Wikileaks, ambasadori Roderick Moore konkludon se Agjencia për Siguri Kombëtare në Mal të Zi kishte regjistruar rreth 100 radikalë islamikë në këtë shtet, transmeton gazeta “Vijesti”.

Mirëpo, këto shifra ndryshojnë varësisht nga burimet. Burimet nga Bashkësia Islame në Mal të Zi pohojnë për rreth 200 radikalë, ndërsa burime të tjera të pavarura pohojnë për rreth 600 të tillë në Plavë, Rozhajë, Bjelo- Polje, Beranë, Ulqin e Podgoricë.

“Të gjithë bashkëbiseduesit dakordohen se në mesin e shqiptarëve (në Mal të Zi v.j.) ka fare pak vehabinj” , thekson Moore.

KOHA NET