Këshilltarit Astrit Kurti nga radhët e PPD-së, i’a merr mandatin Komisioni Komunal Zgjedhor

September 27, 2011   | Shtypi / Mediji

Komisioni Komunal  Zgjedhor, me kërkesën e UDSH-së dhe PPD-së, i ka dhënë dritën e gjelbër për mandatin e këshilltarit Kujtim Sukës nga PPD i cili pritet që të zëvendësojë  kolegun e tij Astrit Kurtin.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Pjetër Lulgjuraj i deklaroi gazetës “Vijesti” se Kurti të mërkurën ka votuar si një qytetar i zakonshëm.

“Tani është radha e institucioneve kompetente për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimeve të marra,” tha Lulgjuraj.
Ai vuri në dukje se Suka i plotëson të gjitha kërkesat për këshilltar dhe se ka marrë konfirmimin e komisioni zgjedhor.

Nga ana tjetër, Kurti ka thënë se  rreth vendimit në lidhje me dorëheqjen e tij ka falsifikim.

“Njëjtë si kryetari i partisë Rexha edhe unë kam nënshkruar dorëheqjen e ashtuquajtur e bardhë, por që kjo ka ndodhur më parë. Dokumenti për të cilin bëhet fjalë i takon  datës 21 09, dhe unë atë ditë as që kam qenë në Ulqin”, tha Kurti për “Vijesti “.
Ai nuk deshi të komentojë fare zgjedhjen e Kujtim Sukës si këshiltar.

Kryetari i PPD-së Ali Rexha  në lidhje me këtë tha se nuk është e vërtetë se Kurti ka nënshkruar dorëheqjen e bardhë.

“Kjo nuk është e vërtetë, dhe ai e di këtë. Data e dorëzimit që mund të jetë një ditë më heret apo më vonë nuk ka rëndësi fare. E rëndësishme është që ai e ka nënshkruar dorëheqjen e tij “, tha ai, duke shtuar se “të drejtat  e tia Kurti mund ti kërkojë në procedurë të rregullt gjyqësore, në qoftë se dëshiron”.
“Kjo është e drejtë e tij që askush nuk mund të i’a mohojë. Në fund, për ne nuk ka rëndësi pse ai ndryshoi mendjen gjatë mbledhjes”, tha Rexha.

Ulqini Online

3