Kryetari Nazif Cungu feston fitoren – Video

September 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Atmosferë festive në qytetin e Ulqinit. Mijëra qytetarë përshëndesin betimin  e kryetarit të ri
të Komunës së Ulqinit,Nazif Cungun.
Fitorja e kryetarit të ri të Ulqinit,Nazif Cungu mblodhi dje në orët e mbremjes përpara selisë së Forcës së re demokratike mijëra qytetarë të Ulqinit dhe rethina e saj. Ritmet e muzikës, flamuj dhe ovacionet e qytetarëve kanë qenë pikat kulminante të festës spontane të qytetarëve në sheshin para selisë së Forcës, të cilët përshëndetën drejtuesin e ri. Ceremonia u mbajt nga mijëra të rinj që kishin ardhur nga gjitha viset e Ulqinit,për të festuar zyrtarizimin e kryetarit të ri të Ulqinit. Ovacionet u shtuan rreth orës 19:30 kur në selinë e Forcës se re demokratike mbërriti kryetari I Ulqinit z.Nazif Cungu, i cili përshkoi në këmbë vendin ku po festonin mijëra qytetarë të Ulqinit. Gjatë mbritjes për në selinë e  Forcës ai përshëndeti çdo qytetar , i cili ndodhej aty për të festuar. Përshëndetja e Nazif Cungut  përpara mijëra qytetarëve të mbledhur para selisë së Forcës  shënoi edhe fjalimin e parë të tij si kryetari zyrtar i komun.

Kryetari Cungu, i cili merr mandatin e parë për komun të Ulqinit, ka marrë fjalën gjatë këtyre festimeve,ku është shprehur optimist se në katër vitet e ardhshme do të jetësohen projektet, që janë parashikuar për komun të Ulqinit.

Le të festojmë së bashku për arritjet e deritanishme dhe për të ardhmen tonë edhe më të ndritur.

Edhe një herë ju uroj të gjithëve

GËZUAR FITOREN!”

Kjo ceremoni u shoqërua me një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngtarit ulqinak Gjovani.
FOTO: VILDANA LAZORJA FACEBOOK


YouTube Preview Image

17