Nazif Cungu si kryetar sjell shpresa per Ulqinin – Video

Kuvendi i  Komunës së Ulqinit me 22 shtator me shumicë votash zgjodhi për kryetar të komunës z. Nazif Cungun, ekonomist I diplomuar, nga radhët e Forcës së Re  Demokratike .

Diçka për Familjen  Cungu

Nazifi eshtë një djalë i këtij qyteti të bukur,si e ka emrin Ulqin.

Babai Jaho Cungu dhe nana  Sadete si amvise më rritën mua dhe 2 vëllaznit e mijë dhe motren time me vështirësit  dhe rropatjesh të panumërta. Ata na falën gjithë dashurinë e tyre duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Edhe pse kohet ishin të vështira ata ja dolen të na sigurojnë një fëmijëri të ëmbël, plot me kujtime te lumtura. Sepse për ta, ne fëmijët e tyre ishim gjithmonë të parët.

Kush është Nazif Cungu?
Nazif Cungu ka lindur në Ulqin më 13 Maj 1958 ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet më pas i ka vazhduar për menaxhimin turistik në Fakultetin Ekonomik të Dubrovnikut ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1980. Nga viti 1983 deri në vitin 1987 ka punuar në Kuvendin Komunal të Ulqinit në postin e sekretarit për ekonomi buxhet dhe financë. Prej vitit 1987 deri në vitin 1991 ka ushtruar funksionin e Drejtorit Komercial në Organizatën Turistike “Riviera e Ulqinit”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka jetuar në Zvicër ku i është besuar përgjegjësia e drejtimit të shërbimit në Hotel – Restaurant “Alpenblick”. Nga viti 1993 deri në vitin 1997 ka drejtuar marketingun e kompanisë “Primus”. Në vitin 1997 ka themeluar kompaninë e tij me emrin “Cungu & Co”  e cila punëson mbi 100 vetë në degët e saja që gjenden në Ulqin, Podgoricë, Tivar, Budva, Nikshiq, Bjellopolje, Kotorr dhe Hercegnovi. Z. Cungu ka shtrirë aktivitetin e tij me kompani të tjera edhe në Tiranë dhe Prishtinë.

Angazhimi Publik

Në vitet 1996 – 2002 ka qenë kryetar i Klubit të Këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve – UDSH,  ku dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me disa veprime dhe devijime partiake. Në vitet 2004-2005 ka ushtruar funksionin e Kryetarit në Këshillin Ekonomiko Social të Ulqinit.

Z. Cungu është një ndër themeluesit e partisë  “Forca e Re Demokratike” dhe aktualisht është kryetari i kësaj partie.

Z Cungu është një aktivist i shquar i shoqërisë civile të Malit të Zi, ai është një ndër themeluesit e shoqatës së Ulqinit në Zvicër, shoqatës humanitare “Drita”, “Montenegro Biznis Aliances – MBA” dhe shoqatës së Ullishtarëve. Gjithashtu Z. Cungu është një ndër themeluesit dhe aktualisht kryetari i shoqatës prestigjoze “Ulqin Biznis Asociacionit- UBA”, shoqatë kjo me mbi 270 anëtëarë afaristë dhe që shquhet si një ndër organizatat më të konsoliduara të republikës së Malit të Zi.

Nazifi,Familja & Ulqini

Por sot kur unë dhe Gazmirja shohim qytetin ku jetojmë bashkë me 2 djemët Rezartin dhe Armirin vajzën tonë Artën, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur. Sepse ne të gjithë kërkojmë dhe po ashtu meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët.

Ulqini jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta të dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë punë, vizion krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetarë.

Sepse ky qytet ka nevojë për një ajër të ri, të freskët, të ndryshëm, të pastër dhe më të gëzueshëm. Një ajër të ri, ku njerëzija të jetë shumë më e pranishme. Një ajër të ri, që do ta bëjë qytetin e Ulqinit më mikpritës, më bujar dhe më të dashur për banorët e tij, fëmijët, prindërit, gjyshërit tanë!

Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Ulqinit. Vendet e punës janë të pakta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat të mbingarkuara, taksat tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur.

Betejat tuaja të përditshme në Ulqin do jenë të vetmet beteja për mua.

Unë nga partnerët e koalicionit do të kërkojë që kuadrot e tyre të jenë të përkushtuar punës, kompetent dhe mbi te gjitha te vetedijshem që qellimet e përbashketa që kemi si bashkësi mund te realizohen nëse çdo kush punon punën e vete me profesionalizëm, duke respektuar ligjin.

Përfitoj nga ky rast për të theksuar veçanërisht rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja juaj për të vënë në jetë këtë model të ri politik dhe për të rimëkëmbur komunën tonë.

Që në ditët e para të punës sime si kryetar unë do të jap shenjat e qarta të ndryshimit duke ndërtuar një sistem të ri të komunikimit me qytetarin e thjeshtë.

Të nderuar qytetarë,unë  ju ftoj  që të nisni të kontaktoni drejtpërdrejtë qeverisjen komunale të Ulqinit nëpërmjet letrave, emaileve e telefonatave të drejtuara në një adresë që do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ju ftoj të dërgoni mesazhe me kritika, ankesa, këshilla, rekomandime, sugjerime e propozime të ndryshme për çdo problem që ju shqetëson juve e që kanë të bëjnë me kompetencat e Komunës. Gjithashtu unë do të caktoi një ditë për takime personale me qytetarët si dhe do të formoi një forum të posaçëm permanent bashkëpunimi të komunës me shoqërinë civile dhe biznesin.

Prandaj ju ftoj  të gjithëve, pa dallime, që  të përfshiheni në mënyrë aktive në qeverisjen e ardhshme të Komunës së Ulqinit.

 Faleminderit
YouTube Preview Image

5