Shërbimi për informin i Kryetarit të Komunës së Ulqinit njofton

October 3, 2011   | Shtypi / Mediji

Shërbimi për informin i Kryetarit të Komunës së Ulqinit njofton opinion e gjerë që Komuna i është drejtuar zyrtarisht Prokurorit Suprem Shtetërorë të Malit të Zi respektivisht Departamentit për eleminimin e  krimit të organizuar, terrorizem dhe krime të luftës në Podgoricë që të hapë procedurën në bazë të padisë penale  të ngritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit ndaj zyrtarëve të Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë të Komunës së Ulqinit dhe personit përgjegjës të shërbimit të arkivit të Komunës pasi për të njejtët ekziston dyshimi se kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i kanë shkatuar deme në llogari të Komunes së Ulqinit.

Vlerësojmë se personat e shërbimeve të lartpërmendura kanë bërë vepër penale të keqpërdorimit të vendit të punës dhe se me veprimet e tyre duke i rikthyer një sipërfaqe prej 12 mijë  e 730 metra katrore në Fushën e Ulqinit,  Komunës i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

Shërbimi për informim i Kryetarit të Komunës së Ulqinit