Apel Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë

October 4, 2011   | Kulturë / Kultura

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCË E SHQIPËRISË

Ministrit Prof. Dr. Myqerem Tafaj

 

I nderuar z.Ministër,

 

Siç jeni në dijeni këtë vit për të parën herë studentët shqiptare nga Mali i Zi

nuk do të mund të regjistrohen në Univeristetet e Shqiperisë në bazë të kuotave të lejuara nga ana e Ministrisë.

Pasi edhe pak ditë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri akademik, shumë nga të rinjtë tanë kanë mbetur ende pa u regjistruar.

Gjatë këtyre ditëve kam pasur rast të takohem drejtpërsëdrejti me studentët dhe  prindërit e tyre të cilët llogarisin në ndihmën tuaj dhe në tejkalimin e kësaj situate të krijuar.

Univeristetet e Shqipërisë prej vitesh kanë pritur dhe përcjellur një numër të madh të studentëve shqiptare nga Mali i Zi, andaj shpresojmë se kështu do të jetë edhe në të ardhmen