Karate Klub Ulqini me gjashtë medalje të arta

October 4, 2011   | Sporti / Sport

Të dielën, më 02 tetor 2011 në Nikshiq u mbajt Turneun ndërkombëtar “Kupa e Nikshiqit 2011”. Në këtë turne morën pjesë 28 klube me mbi 400 garues nga Kroacia, Serbija, Bosna dhe nga Mali i Zi.

Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë më 17 garues, të cilët arritën të kurorëzohen më 12 medalje: 6 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Me medalje u kurorëzuan: Antigona Rama – një e artë dhe një e bronztë, Radica Dashiq – një e artë dhe një e argjendtë, Angjella Marnikoviq, Rexhep Shaba dhe Jeton Luka u kurorëzuan me nga një medalje të artë, Gabriell Bytyqi, Egzon Kraja dhe Bledar Seferi u kurorëzuan me nga një medalje të argjendtë, kurse me një medalje të bronztë u kurorëzua Ensar Marshiq. Sfidat e radhës në muajin tetor për Klubin e karatesë “Ulqini” do të jenë turnetë “Kollashinski Pobednik” në Kollashin, “Struga Open” në Strugë, Maqedoni, “Katana Open” në Gjilan, Kosovë dhe “Plevla Open” në Plevle.

Me këtë rast apelojmë te të gjitha istitucionet publike dhe private që të na ndihmojnë për realizimin e këtyre planeve.

Karate Klub Ulqini
YouTube Preview Image