Ulqini vazhdon të jetë një destinacion i lirë turistik,për shkak të mungesës së reklamës

October 6, 2011   | Lajmet / Vijesti

Të huajit e dinë shumë pak për trashëgiminë kulturore-historike të Ulqinit për shkak të mungesës së reklamës.

Ulqini është ndër destinacionet që ofrojnë turizëm me çmime të favorshme gjatë sezonit veror. Për shkak të marketingut jo efikas, vendi ynë nuk njihet në tregjet turistike të botës. Ndërkohë turistët nga rajoni  dhe të huajt shijojnë pushimet e tyre në vend dhe kjo duhet marrë parasysh nga ata që punojnë në degë. Këto përfundime rrjedhin nga një studim i kërkuar nga Ministria  e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit të Malit të Zi, i cili ka të bëjë me zhvillimin e turizmit në vend. Të dhënat e tij do të hyjnë në punë te përgatitja e brandit turistik “Welcome to Montenegro”. Qëllimi është që vendi të imponohet si një destinacion me konkurrencë në tregjet e huaja turistike.
Të huajit e zgjedhin Malin e Zi e sidomos Ulqinin për shkak të çmimeve të favorshme të paketave të shërbimit. Dhe jo vetëm! Qetësia, natyra e bukur dhe gjellët e shijshme janë përparësitë e tjera të vendit. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit. Pjesa dërmuese e turistëve të huaj përpiqen të bashkojnë pushimet e tyre në det me ato në mal, duke bërë turizëm kulturor dhe spa. Në përgjithësi vendasit dhe ato nga rajoni, preferojnë të pushojnë në vend, duke shkuar në fshat te të afërmit e tyre. Ndryshe nga bashkatdhetarët tanë që organizojnë pushimet e tyre spontanisht, turistët e huaj bëjnë plane 2 muaj përpara. Rreth 60-65% të huaj vijnë në Mal të Zi,kurse vetëm 12% të huaj ka prit kët sezon Ulqini me paketa të parapaguara dhe shumë prej tyre u besojnë internetit dhe turoperatorëve. Si kosovarët, ashtu edhe të huajit preferojnë Malin e Zi e sidomos Ulqinin, për shkak të çmimeve të lira. Për një dit turistët vendas apo ato të rajonit, shpenzojnë mesatarisht nga 15 deri në 25 euro, derisa ata të huaj – nga 60 deri në 80 euro në ditë. Vendosja all inclusive në Mal të Zi është edhe më e lirë,kurse në Ulqin as nuk ekziston fare. Problemi I Ulqinit përqendrohet te reklama jo efikase jashtë vendit. Të huajit nuk e dinë shumë për Ulqin,për trashëgiminë kulturore-historike të Ulqinit, për pasuritë natyrore të saj dhe për turizmin malor dhe atë fshatar në vend, tregojnë të dhënat. Prandaj duhet të përgatitet brandi i turizmit në Ulqin me qëllim imponimin e vendit si destinacion gjatë tërë vitit.

Rezultatet tregojnë se pushimet në Ulqin u pëlqejnë turistëve dhe ata mbeten të kënaqur me plazhet e Ulqinit,por edhe me natyrën e paprekur që e ka Ulqini. Tre e katërta e të huajve janë nga BE-ja, d.m.th. vendi ynë është afër tregjeve turistike kryesore,që vijnë nga viset e ndryshme ku më së shumti kemi turistë nga Çekia, Kosova, Polonia, Franca,Gjermania,italia,Hungaria dhe  vende tjera..

Turistët vlerësojnë qetësinë, natyrën dhe kuzhinën ulqinake shqiptare dhe asaj ballkanike, të cilat janë degët kryesore të turizmit në Ulqin. Po ashtu pëlqehen edhe mundësitë për argëtime gjatë natës, të cilat ia vlejnë, duke marrë parasysh shpenzimet e vogla. Kusuri i turizmit Ulqinak është mungesa e një imazhi, i cili ta dallon vendin nga destinacionet e tjera jashtë Malit të Zi.

Infrastruktura, rrugët e këqija, kamerierët e vrenjtur dhe mungesa e pajisjeve për njerëz me aftësi të kufizuara vështirëson tërheqjen e më shumë turistëve në Ulqin. Edhe një gjë tjetër ndërtimi që nuk pushon në bregdet e bën të keq emrin e Ulqinit si destinacion turistik. Ulqini mund të tërheqë 25% më shumë turistë, po ta bëjë reklamën që e takon – diell e det në Ulqin, dëborë dhe ski në bjeshkët  e Malit të Zi, një destinacion, cilësia e të cilit është në përputhje me çmime internacionale.

http://video.holidaycheck.de/data/reisevideos/hc/27/27530.mp4
1