Po punohet për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna – Video

October 9, 2011   | Rajoni / Region

Në Nënshkodër po punohet për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna

Në zonën fushore të Nënshkodrës, e cila gjatë vitit të kaluar u përfshi disa herë nga përmbytjet masive, prej disa javësh po punohet për riaftësimin e sistemit mbrojtës. Kështu, në fshatin Darragjat të Komunës së Dajcit, ka nisur puna për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna, një projekt ky i rëndësishëm, që realizohet për herë të parë. Ndërkohë, specialistët kërkojnë që, financimet e qeverisë shqiptare për sistemin mbrojtës të Nënshkodrës duhet të shtrihen edhe në segmente të tjera të Lumit Buna.

Pëllumb Sulo
VAO
YouTube Preview Image
Permbytjet, thellimi i Bunes nuk eshte zgjidhje

Lumi Buna, i vetmi lume i lundrueshem ne Shqiperi, shpesh eshte perfshire ne diskutime, ndonese jo te nivelit shkencor, per thellimin e tij. Kjo vecanerisht pas permbytjeve te ketij fillimviti ne zonen e Shkodres, ku dhe gjeografikisht shtrihet ky lume.

Nje gje te tille e theksoi kryeministri Berisha gjate permbytjeve te para te ketij viti ku tha se do te bisedohej edhe me palen malazeze, teksa pak dite me pare u ripermend edhe nga ministri Olldashi.

Por cfare sjell thellimi i Bunes dhe a ndikon ai ne mosperseritjen e situatave te permbytjeve, cilat jane disa nga dobite e ketij projekti per te cilin vetem flitet, pasi realizimi kerkon kohe dhe shume fonde. Ketyre pyetjeve i pergjigjet per gazeten Shekulli, specialisti i njohur hidroteknik, inxhinier Ridvan Gjecaj.

Kohet e fundit po ridel ne diskutime apo dhe ne deklarime te politikaneve, ceshtja e nevojes per thellimin e lumit Buna dhe lundrimit ne te.
Si paraqitet situata ne kete lume dhe problematika qe ai paraqet?

Mendoj se lundrueshmeria nuk eshte problemi kryesor pasi Buna eshte nje lume i lundrueshem, pavaresisht sa kemi ne kushte per lundrim. Problemi qendron tek zgjidhja ne parim e fenomeneve qe ndodhin ne teresine ujore te Shkodres, lumin Drin, lumin Buna dhe Liqenin e Shkodres.
Problemet me te medha jane ato te shkarkimeve ose kombinimit me te keq te prurjeve qe percjell lumi Buna ne det, pra Buna e bashkuar. Eshte fakt qe ka nje depozitim materialesh inerte ne shtratin e lumit Buna, qe per hir te se vertetes nuk jane uniforme gjate gjithe gjatesise se lumit, pasi ka pasur nderhyrje ne brigje, ndersa ne shtrat nuk ka nderhyrje te medha.
Depozitimet, duke qene te parregullta, parregullsia ndikohet nga ajo qe thashe me siper, krijohen zona te pakalueshme apo te palundrueshme sic eshte pjesa e siperme e lumit ne zonen afer Zuesit, kurse pjesa tjeter e Bunes, me pak nderhyrje sillet ne nje situate normale per lundrim.
Duhet theksuar qe Buna ne nje gjatesi shume te madhe ka nje thellesi prej 7 deri 10 metrash, kjo me se e mjaftueshme per lundrimin e mjeteve me tonazh deri 1000 ton. Problemi i lundrimit te Bunes eshte nder me te fundit te ketij pellgu ujor.
Kjo pasi me e rendesishme eshte sistemimi e mbrojtja e pjeses se banuar qe shtrihet gjate lumit Buna dhe kjo arrihet me nje miremenaxhim te mire te prurjeve te kaskades se Drinit, qe eshte e para dhe me vendimtarja.
Problem tjeter jane ndertimet e nevojshme mbrojtese ne brigjet e lumit Buna, argjinaturat qe do te mbrojne zonat e banuara tani, dhe jo si dikur fushat. Duke u bere ndertime afer ketyre argjinaturave, ka ndryshuar dhe klasifikimi, cilesimi i tyre, dikur ishin per te mbrojtur fushat, tani jane per te mbrojtur jete njerezish, duke llogaritur nje perqindje sigurie per prurje me te medha. Ne lumin Buna mbrojtjet jane te limituara, pasi ky eshte nje lume nderkufitar qe i perket dy shteteve.
Sipas disa te dhenave kerkimore me te hershme, por qe nuk kane ndryshuar ne realitetin e sotem, ka disa kuota mbi te cilat nuk mund te behet mbrojtje dhe per kete ka marreveshje dypaleshe mes shtetit shqiptar dhe atij jugosllav te dikurshem e tani me shtetin malazez. Nuk mund te besh mbrojtje mbi keto kuota pasi demton palen tjeter, e permbyt ate dhe per kete ka marreveshje te shkruara qe nuk mund te shkelen.
Por, a eshte i mundur thellimi i lumit Buna dhe ku duhet bere ai?

Praktikisht duhen ndertuar argjinatura per te mbrojtur. Buna nuk ka ndryshuar pjerresi apo humbur sasi uji, ai eshte i lundrueshem dhe per sa i perket thellesise ka nevoje per thellim ne pjesen e siperme, por kjo duhet bere me zgjidhje racionale, pasi ne dy brigjet ka ndertime.
Problemi eshte se ne rast se thellimi behet qellim ne vetvete, ne demtojme pjesen e vetembrojtur te lumit, dhe ne rast se behet thellimi, duhet bere dhe mbrojtja e brigjeve, betonizimi, krijimi i moleve pergjate gjatesise ne vende te caktuara.
Duhet pasur parasysh se skela e Obotit, e dikurshmja, eshte nder me te vjetrat ne Ballkan. Projekt-idete per thellimin e Bunes dhe kthimin e Bunes dhe ne nje lume turistik jane te ndryshme dhe realizimi ka disa forma.
Se pari, duhet siguruar ruajtja e siperfaqes ujore gjate gjithe vitit. Ne pjesen e laget nuk ka nevoje, pasi ketu ka uje madje me teprice, ndersa ne pjesen e thate duhet te rritet e te mbahet konstante dhe kjo ndikon ne mikroklimen dhe ne anen pamore, turistike.
Ka disa metoda, si ndertimi i vaskave gjigante qe fillojne me nje port tek dalja e Bunes ne liqen dhe qe perseriten ne vende te caktuara duke mos e penguar ujin, por e bejne lumin me kate te lundrueshem.
Menyrat jane te ndryshme, por kjo e ruan liqenin dhe siguron turizem te qendrueshem. Thellimi i Bunes duhet te kete parasysh dhe faktin qe siguron nje sasi te madhe te materialeve, zhavorreve qe mund te perdoren per tregun.
Por thellimi i Bunes krijon nje problem qe eshte si te thuash nje autogol. Duke u thelluar Buna, rritet diferenca negative me nivelin e detit dhe praktikisht bejme punen e kundert, pranojme uje te kripur brenda ne lume dhe nuk i rregullojme problemet e zones se siperme, pasi deti ka fuqi invaduese shume me te fuqishme se Buna dhe e kryen kete pune praktikisht dhe ne situaten e tanishme, sic e ka kryer gjithmone.
Aty arrihet nje akord natyral, ndertohet nje pakt natyral qe nuk ka marredhenie te tjera, por arrihet ne nje ekuiliber, derdhja e Bunes me nderhyrjen e detit, ekuilibrojne njera-tjetren por duke i cuar fundit se nuk mund te rrije ndryshe. Po te jete lumi Buna 7 meter i thelle dhe me ate ardhjr po kaq det brenda, fenomeni eshte jo normal atehere.
Sa ka mundesi te realizohet praktikisht thellimi i Bunes?

Problemi duhet pare ne aspektin teknik dhe ekonomik. Çfare vlere mund te arrije dhe cfare veteshlyrjeje mund te beje, pra sa ia vlen.
Mbrojtja e brigjeve rregullon gjera te vogla, nuk ka efekte ne mbrojtjen e sigurt dhe shkaku eshte se lumi Buna kalon ne nje gryke te ngushte, qe eshte ajo e Belajve dhe qe eshte e maturuar me nje sasi te caktuar uji, qe eshte 2000-2500 m3 uje ne sekonde.
Me kalimin e kesaj sasie, pra ne qofte se kalon me shume uje se aq, lind nevoja e shfryrjes, dhe kjo ndodh ne zonen e Shirqit, qe quhet ndryshe kaperdedhja ne zonen e ekspansionit te ujit. Ne kete pike, cilado qofshin zgjidhjet, po them une artistike, ne lumin Buna, kjo zone do mbetet gjithmone zone e shkarkimit te ujerave te teperta.
Kjo zone, keto lloj ujerash kur dalin ne kete fushe shkarkohen ne Mertemze qe ndodhet afer Trushit, kalon ne Ças deri Vilun ne Velipoje. Buna shkarkon ne dy drejtime. Keshtu qe keto zona nuk mund te jene te banuara asnjehere, edhe pse kjo ka ndodhur per shkak te nevojave te njerezve per te ndertuar. Kjo zone nuk mund te jete asnjehere e banueshme, pasi eshte zona e kalimit te ujerave te teperta te Bunes .
Kjo do te thote se, ne rast se behet nje projekt per thellimin e lumit Buna, keta banore duhen zhvendosur?
Problemi i zhvendosjes ose jo te banoreve eshte krejt tjeter. Po qe se nderhyhet per thellimin e Bunes ne ato brigje te ngurta, nuk mund te behet ne kete zone, se nuk ka ku shkon uji, praktikisht do lihet ashtu sic eshte dhe do vazhdojne efektet e permbytjeve ne zona te caktuara qe jane te njohura dhe nuk ka pse cuditemi.
Ndersa dobishmeria e thellimit te Bunes lidhet me lundrimin, pasi krijohet nje korridor ujor qe shkon deri ne brigje te Italise dhe gjithe bregdeti italian i ka keto korridore. Kjo krijon mundesi te medha zhvillimi ne rastin e transportit ujor te madh dhe te shpejte te produkteve te ndryshme.
Sa ndikon thellimi i lumit Buna ne evitimin e permbytjeve ne zonen e Nenshkodres?
Nuk behet fjale te ndikoje. Evitimi i permbytjeve lidhet me kaskaden e Drinit, me miremenaxhimin e prurjeve ne lumin Buna.
Lumi Buna transporton 1500m3 uje ne sekonde, ndersa shkarkimet nga kaskada e Drinit arrijne 4000- 4500 m3 uje ne sekonde. Ky uje nuk ka ku shkon dhe nuk ka fjale per evitimin e kesaj sasie, por miremenaxhim te prurjeve dhe shkarkimeve ne kaskade.
Thellimi i Bunes nuk ndikon ne evitimin e permbytjeve, pasi ai ben nje sistemim te fundit. Ne qofte se preket shtrati behet sistemim qe lundrimi te jete uniform dhe te mos kene problem anijet ne asnjerin breg, pra mjetet e lundrimit qe do te hyjne ketu.
Thellimi mund ta lehtesoje disi efektin e permbytjeve por, nje nder kushtet kur diskutohet me kembe ne uje eshte komoditeti. Po qe se dikujt i mbushet mendja ta beje thellimin e Bunes, faleminderit, por nuk zgjidh asgje dhe nuk mund te evitoje permbytjet.
Efektet pozitive qe krijon ne drejtim te zhvillimit te transportit ujor, jane efekte qe nuk kane intensitet te larte meqe tek ne ka transport te orientuar drejt rrugeve tokesore dhe po qe se hyn ne efektivitet dhe transporti ujor permes Bunes e me tej, duhen bere shpenzime te tjera te medha plotesuese me kosto kolosale, duke ndertuar rruge, marina te vogla dhe kjo duket nje enderr karshi problemeve qe ka kjo zone me ujerat.
Sa qendrojne deklarimet se thellimi i Bunes do te evitoje permbytjet?
Tokat jane formuar nga depozitimi i ketij uji, nga Buna e Drini, por ka dhe depozitime lymi qe kane rritur cilesite e tokes dhe shkurtojne kohen vegjetative te prodhimit. Kjo ben te pranohen kultura me cikel te shkurter, dhe duke qene keshtu, nuk eshte cudi qe keto zona te permbyten.
Problemi social lidhet me ate se ka ndertime pa efekt e pa limit afer se keqes, permbytjet nuk mund te eliminohen por vetem te shkurtohet koha e qendrimit te ujit te toke, permes mirembajtes se rrjetit te kullimit e bonifikimit, pikerisht ne binjaken e Bunes ne permasa me te vogla, gjirin e Mertemses, ku dhe aktualisht po punohet. Zgjidhjet qe artikulohet per te evituar permbytjet duke thelluar Bunen jane populiste, pasi nuk zgjidhin asgje ne kete drejtim.
Procesi i thellimit po filloi duhet cuar deri ne fund, pasi ne te kundert e ndryshon rrjedhen e Bunes dhe ka efekte anesore, nuk mund te behet pjese-pjese. Ka rreth 9 meter thellesi nga Ura e Bunes deri ne det, kjo eshte maksimalja kur fryhet Buna, dhe energjia qe mund te perfitohet eshte e madhe, por vepra hidrike nuk mund te behen se ka kosto te larta dhe me shume shkaterrojne ekosistemin sesa kane efekt ekonomik.
Po qe se behet thellimi, procesi eshte i gjate dhe duhet bere kur nuk ka reshje, pasi ato pengojne dhe atehere vijme tek shprehja popullore me mih ne Bune.
Duhet thene se nuk ka nje rezultat perfundimtar studimi per teresine ujore te perbere lumenjte Drin e Buna dhe liqeni i Shkodres, e cila lidhet me nje pellg ujor shume te madh qe fillon nga Ohri, perfshin Drinin e bashkuar, Moracem etj, rreth 60 perqind e territorit te Shqiperise.

Shekulli