Rihanna del nudo ne kopertinen e “Esquire”

October 11, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kengetarja është shfaqur e mbuluar thjesht me disa alga që fshehin pikat më kritike dhe intime të trupit të saj

E zgjedhur si gruaja më seksi e planetit, Rihanna mbretëron me një pozë të “Nënës Natyrë” moderne, në kopertinën e numrit të fundit të ‘Esquire’. Para objektivit të fotografit, Rihanna është shfaqur plotësisht nudo, thjesht me disa alga që mbulojnë pikat më kritike dhe intime të trupit të saj. E lagur dhe e egër, këngëtarja nga Barbados është kthyer kështu të zhvishet, duke shfaqur fizikun e vet. Rihanna ka dashur që me këto imazhe t’i mbyllë gojën të gjithë atyre që e konsideronin jashtë forme, por mbi të gjitha mori një revansh mbi “rivalen” e përjetshme Lady Gaga, me të cilën lufton kopertinë për kopertinë.  Sherbimi fotografik i revistës së përmuajshme është i tëri për t’u shijuar e pse jo, edhe për t’u komentuar…

Ikub
YouTube Preview Image

1