Nazif Cungu benë aksion për pastrimin e qytetit të Ulqinit – Video

October 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Aksion për t’ia rikthyer Ulqinit epitetin “Qytet i pastër”

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, për ditën e shtunë ka paralajmëruar fillimin e një aksioni masiv në territorin e Komunës, për rikthimin e epitetit të Ulqinit “Qytet i pastër”, aksion ky që të vazhdojë gjatë tërë muajit tetor.

Nisma e kryetarit të komunës z.Nazif Cungu për pastrimin e qytetit ka mbërritur dhe në Ulqin.

Qëllimi i këtyre aksioneve është jo vetëm pastrimi i qytetit dhe i plazheve por dhe si sensibilizim dhe ndërgjegjësim i qytetarëve të Ulqinit për të mbajtur pastër ambintet ku jetojnë. Aktivitete të tilla janë organizuar në tëre qytetin e Ulqinit. Ndërsa pritet që nisma të vijojë në periferin e Ulqinit,Kruç,Valdanos,Plazha Madhe,Ana e Malit dhe deri ne kufirin Sukubin – Muriqan.

Drejtoria komunale e Inspeksionit të Ulqinit, ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave me moton “Dita e pastrimit të Ulqinit”.

Aksioni ka filluar që nga dita e sotme dhe do të jetë i përqendruar brenda qytetit dhe në hyrje dalje të qytetit të Ulqinit.

Aksioni është duke u kryer falë angazhimit të komunës së Ulqinit, Drejtoris komunale e Inspeksionit të Ulqinit,të Mirave Detare,Ulqin Biznes Asociacioni,dhe shumë aktorëve tjer.

Ky aksion do fillojë të shtunen me 15.10.2011 dhe do të vazhdoj edhe në terë muajin tetor, por kërkohet nga qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm duke marrë parasysh se pjesa dërmuese e mbeturinave janë të karakterit ndërtimor dhe se deponimi i tyre mund të bëhet në deponinë e mbeturinave,edhe ate pa pagesë.

Inspeksioni komunal do të vazhdojë me kujdestari dhe do të bashkëpunojë me qytetarë, ndërsa për të papërgjegjshmit do të ndërmerr masa ligjore mjedisore.

YouTube Preview Image
7