Sot në Ulqin ka filluar seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

October 13, 2011   | Politika

Sot në Ulqin ka filluar seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Ulqinit në të cilën këshilltarët kanë filluar të debatojnë për 37pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me shkarkimin e trupave punes të Kuvendit dhe këshillave drejtuese dhe me emërimin e trupave dhe këshillave të reja.

Këshilltaret e partisë demokratike të socialisteve, të Unionit demokratik të shqiptarëve dhe Partisë së prosperitetit demokratik kontestuan legjitimitetin e Kuvendit për shkak të mandatit të një këshilltarit të PPD-s, por shumica parlamentare e mohoi vlerësimin e tyre duke pohuar se Kuvendi ka legjitimitet të plotë .

Këshilltarët e opozitës po ashtu kërkuanë që tu dorëzohet i gjithë materiali për këtë mbledhje për çka edhe puna e Kuvendit është ndërper në momentin e këtij raportimi dhe siç tha kryetari i parlamentit, do të vazhdojë pas një ore.

TVCG

2