Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti sot ambasadorin e Bosnjës dhe Hercegovinës në Mal të Zi z. Izmir Taliq

October 19, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot ekselencën ambasadorin e Bosnjës e Hercegovinës në Mal të Zi, z. Izmir Taliq.

Gjatë takimit është biseduar për avancimin dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të sforcimit të lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Komunës së Ulqinit dhe qyteteve të Bosnjës e Hercegovinës. Theks i veçantë është dhënë bashkëpunimit në fushën e turizmit si dhe përgatitjeve për prezantim të turizmit të Ulqinit në tregun e këtij shtetit për sezonin e vitin 2012. Në takim është cekur rëndësia e vënijes së kontakteve edhe në fusha të tjera ekonomike si dhe për shkëmbimim të përvojave në fushën e kulturës.

Ambasadori Taliq u falenderua kryetarit Cungu për pritje të përzemërt dhe shprehi gatishmërinë të angazhohet për avancim të bashkëpunimit.

Kryetari Cungu potencoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit duke e cilësuar tregun e Bosnjën e Hercegovinës si treg shumë të rëndësishëm për turizmin e Ulqinit. Ai poashtu ka cekur mundësinë e bashkëpunimit në fusha tjera ekonomike duke i dhënë prioritet bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nëpërmjet plasimit dhe eksportit të produkteve bujqësore në tregun e tyre.

Kryetari Cungu deklaroi që së shpejti do të organizohet një takim i tipit B2B mes afaristëve të Ulqinit dhe atyre të Bosnjës.

Palët rënë dakord që rëndësi duhet dhënë bashkëpunimit institucional duke kyçur këtu ndihmën e ministrive të Qeverisë së Malit të Zi, qeverive kantonale të BiH si dhe asociacioneve afariste shtetërore në mënyrë që bashkëpunim edhe më tepër të forcohet.

Kjo ishte vizita e parë e një ambasadorit Komunës së Ulqinit që nga zgjedhja z. Cungu për kryetar të Komunës.

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality Of  Ulqin Bul. Skenderbeubb.
  Tel.: +382 30 412050 Fax.: +382 30 412413e-mail: nazifcungu@gmail.com

3