Adelina zyrtarisht me “I Love You More”

October 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli ka bërë premierën ashtu sikurse edhe ka premtuar të klipit “I Love You More”.

Kënga në fakt është një bashkëpunim me këngëtarin francez “Faudel” përderisa klipi i këngës është realizuar në kryeqytetin francez Paris.

Kënga ka elemente të shqipes dhe është e kënduar në anglisht, por në të janë të gërshetuar katër gjuhë – anglisht, frëngjisht, arabisht dhe shqip.

Kështu këngëtarja Adelina Ismajli me këtë këngë hynë edhe në tregun e huaj pasi që ditë më parë kompania Iliada Entertainment ka bërë marrëveshje me kompaninë muzikore amerikane me bazë në Los Angeles, Universal Music.

Kënga është tekno dhe është njëra prej krijimeve më të mira që Adelina Ismajli ka bërë në karrierën e saj disa vjeçare.

Klipi “I Love You More” premier në Express

YouTube Preview Image