Dëshmi e identitetit nga Prof. Dr. Bahri Brisku

October 22, 2011   | Kulturë / Kultura

Këngët epike popullore (I)

Prof. Dr. Bahri Brisku
Sulmet e vazhdueshme të barbarëve dhe armiqve të rajonit me synime grabitqare të viseve të pëlleshme dhe bregdetare, ia ka imponuar gjeniut të rapsodisë që të krijojnë vlera artistike me qëllim që të ngrisin ndërgjegjen kombëtare për mbrojtjen e atdheut.

Këto krijime të traditës në vargjet e epikës shqiptare, janë dëshmi të përfillshme për ç’do fushë të evoluimit tone kombëtar.
Rapsodi popullor mbante qëndrim kritik ndaj atyre shqiptarëve që i shpërbënin pushtuesit. Një veti e tillë spikatet në vargjet:

O të vranë, o pashë të vranë
Vajte besove halldupin!
Ti besove sulltan Mahmutin.

Gjeniu popullor me vargjet e tija i drejtohet popullit të vet që të mos bijë pre e qarmiqëve osman se janë të pa besë. I ftonin kapitenët e kaçakëve në bjeseda dhe pas bjesedave ”miqësore” iu qitnin pusi dhe I likuidonin. Në këtë formë të tradhtisë janë therë pranë Kalasë së Rozafatit të Shkodrës 250 detarë.
Pjesa më e madhe e këngëve epike që iu kushtohet kapedanëve të kaçakëve dhe piratëve detarë shqiptarë, janë vlera në të cilat pasqyrohet qartas preokupimi i mbrojtjes të identitetit kombëtar. Në  këngën epike korçare: Shqipëri tre vilajete, araqitet jehona e padrejtësirave që na u bënë në Kongresin e Berlinit:

Shqipëri tre vilajet,
Në mes të Kralave mbete
I thanë Doletit – jepe!
Mjaft e mbajte pesëqind vjetë!

Duke qenë i ballafaquar me rrezikun që i kërcënohet Atdheut në dëshpërimin e sipër mediton:

Shqipëri, moj nëna jonë,
Shiko armiqtë ç’ka pa thonë
Copë copë do na copëtojnë!

Përpjekja e vazhdueshme e Avdyl Frashërit për shpëtimin e atdheut, duke shkri tërë pasurinë e patundshme të tij është fiksuar qartas në këto vargje:

Ky Avdyli be Frashëri!
Ç’u përpoq i varfëri:
Ç’u përpoq në at Kongres
Harxhoj lira me thes.

Me iniciativën e këtij heroit të Shqipërisë Jugore u pat themeluar Lidhja e Prizrenit më 1878 e cila hapi horizonte të reja në rrugën e pavarësisë së shqiptarëve. Lidhur me vepër të madhe për pavarësi, populli ka krijuar një cikël këngësh epike ku dëshmohet mbrojtja e identitetit tone kombëtarë. Në krijimet që këndojnë cikli i kreshnikëve të Mujit dhe Halilit qartas pasqyrohen luftërat e vazhdueshme për mbrojtjen identitetit dhe integritetit shqiptar. Populli ynë në plejadën e kreshnikëve shifte shpëtimtarët e vet. Vargjet janë gërshetuar me hiperbolizime evidente të kohës. Në vargjet e tilla hasim prore gjeturi strategjike duke e bërë të pamundëshmen të mundur. Kreshnikët tanë në përleshjet e shpeshta me qrmiqët, përkundra humbjeve të vogla, këta na dalin vazhdimisht fitues. Opinioni i kohës kërkonte vetëm fitore. Priten armiqtë, zihen rob mbretërit! Në luftrat e tyre marrin pjesë gratë besnike dhe femrat tjera, por ka ndodhur që edhe veç e veç me shenuar rezultate dhe fitore.

Të shtatë kralat neve na rrethuan
Shpejt gjokun e mejdanit me ma lëshue
Se kurrë unë se la pa shkue…
Shpejt bre Tal, menjëherë gati mu ba
Shum n’xor të madh-o Mujin e kanë lënë
Me shtatë krala vet tuj luftue…

Gjeniu popullor duke dëshiruar që veprimtarinë e kreshnikëve, ta afroj me realitetin, në fund të ç’do krijimi të tij na dëshmon:

Mos t’ish kan-o diçka s’kishin thanë!

Provokimet e armiqve me grabitje femrash e me mejdane ishin shumë të shpeshta, por të gjithave reshnikët iu bënin ballë. Duke dëshiruar nëna e Aliut që ky të qetësohet dhe të mos marri pjesë në dyluftime te shpeshta thotë:

Ku po shkon, o Ali – i ka britë
S’t’u mërzit ky mejdani përditë?!

Çeta e Mujit dhe Halilit bënte luftë me shtatë krala dhe të gjitha përleshjet kundra tyre i fitojnë. Për këto humbje të mëdha, shtatë kajlat janë ankuar te sulltani i Turqisë: Shtatë kralat o dav në ty po bajnë

Tym e flakë tatarin po e ban!

Masa popullore shqiptare në grupin e kreshnikëve me Mujin e Halilin në krye shifin shpëtimtarët e tyre. Korça me rrethinë ka vuajtur shumë nga grekët dhe bugarët. Me qëllim që të ruajnë integritetin territorial një pjesë e konsiderueshme e korçarëve ishin të detyruar që të merrnin malet, ku krijonin grupe kaçakësh në krye te të cilave qëndronin kapitenët. Populli ka krijuar këngë të ndryshme lidhur me trimëritë e tyre për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Njëra prej krijimev të tilla është ”Kënga e Shahin Kapidanit”:

Zallo bre, Zallo Prodani
Nga Korça të erdh fermani:
Kërkohet Shahin Kapidani!

Të tillë persona, koçak kishte në mbarë hapësirën tonë kombëtare se ishte e vetmja mënyrë e organizimit të mbrojtjes kombëtare. Armiku nuk e ndiente veten të lire dhe trembej që të bëjë krime në rajonet ku ekzistonin shumë grupacione të tilla. Kaçakët shqiptarë ushtronin një lloj rezistence të modelit gueril.

Vjeshtë e tretë me të dalë,
Komitët seç murrën mal…

Në disa vargje të këngës së komitëve është fiksuar shumë qartë synimet dhe qëllimi thelbësor I këtyre formacioneve të organizuara kundra pushtuesve grabitqarë.

Komitët e Shqipërisë,
Natë e ditë po luftojnë,
Po i ndihmojnë kombësisë
Për Atdhe gjithnjë punojnë!

Objektivi thelbësor i tyre ishte që të lartësojnë dinjitetin dhe identitetin e popullit të vet. Kështu patrioti panaritas i cili ishte pjesëmarrës i shpallej së Pavarësisë, shok i luftës të Sali Butkës dhe Riza e Qamil Panaritit. Me riorganizimin e çetave patriotikenë shtator të vitit 1916 emrohet komandant i njerës prej tri çetave sa kishte atëherë në dispozicion Sali Butka. Për kryetarin Ismail Qemalin që ngriti flamurin në Vlorë, gjeniu popullor ka përpiluar një vistër këngësh patriotike. Prej krijimeve të tilla, me këtë rast po evidentojmë:

Smail Qemali i çlirimit
Morri flamurin në dorë
Ndoqi rrugën e shpëtimit
Ngriti flamurin në Vlorë.

Heroi i popullit, Avni Rrustemi nga Libohova (1895-1924) gjatë jetës së tij ka qenë dalluar për demokraci dhe patriotizëm. Në qershor 1920 në Paris vrau tradhtarin Esat Pashë Toptanin. Është normale që populli i ka ngrehur disa këngë me të cilat bëhet I pavdekshëm:

O, Avni, o lule prillit
Ia derdhe zorrët qafirit…

Koha Javore

1