Sead Osmanoviq përgënjështron Cungun

October 22, 2011   | Shtypi / Mediji

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu para disa ditëve në parlamentin lokal të Ulqinit deklaroi se komuna ka një borxh shumë të madh të trashëguar nga qeverisja e mëparshme. Në lidhje me këtë sekretari për buxhet dhe financë i komunës se Ulqinit, Sead Osmanoviq nga radhët e PDS, reagoi nëpërmjet mediave të shkruara malazeze duke përgenjeshtruar deklaratën e kryetarit  Cungu.
‘’Dekalratat e Cungut që kanë të bëjnë me Sekretariatin për buxhet dhe financë janë tërësisht të paverteta. Më përgjegjësi deklaroj se në gjashtëmujorin e fundit financat komunale kanë funksionuar në harmoni me ligjet dhe rekomandimet e qeverisë’’, deklaroi Osmanoviq.

Osmanoviq deklaroi se nuk është e vertetë deklarata e Cungut se komuna ka një borxh prej 13 deri 20 milion euro por ai pranon se borxh ka.
‘’Sipas të dhënave të kontabilitetit, Komuna ka të evidentuar detyrime ndaj komitentave një shumë prej 2.5 milion euro. Për të sanuar situatën financiare komuna në bashëpunim me Ministrinë e financave ka marrë borxh borxh prej 1.5 milion euro me qëllim të shlyerjes së detyrimeve’’, shtoi Osmanoviq.

Ulqini-Online

9