Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu priti Kryebashkiakun e Durrësit, zotëri Vangjush Dakon

October 27, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu me bashkëpunëtorë priti sot Kryebashkiakun e Durrësit, zotëri Vangjush Dako.

Gjatë takimit është biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Komunës së Ulqinit dhe qyteteve të Durrësit. Theks i veçantë është dhënë komunitetit të Ulqinakëve që jetojnë në Durrës pasi që në takim morri pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Ulqinakëve, Zihni Beqiraj.

Kjo është vizita e par e një delegacioni nga Durrësi pas zgjedhjes së Kryetarit të komunës Nazif Cungut, dhe me këtë rast zotëri Beqiraj përcolli urimet e komunitetit të Ulqinakëve për zgjedhjen e Kryetarit të ri të komunës së Ulqinit.

Kryetari Cungu dhe kryebashkiaku Dako potencuan rëndësinë e bashkëpunimit nëmës të komunës së Ulqinit dhe asaj të Durrësit në fushën e kulturës, turizmit dhe sidomos kur është fjala në projekte të përbashkëta dhe Aplikimit tek fondet evropiane.

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality Of  Ulqin Bul. Skenderbeubb.
  Tel.: +382 30 412050 Fax.: +382 30 412413e-mail: nazifcungu@gmail.com