OJQ ,,YLBER SHPRESE” Ndihmoni fëmijët me aftësi të kufizuara

October 27, 2011   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Ndihmoni fëmijët me aftësi të kufizuara në Anë të Malit!

Diskriminimi që përjetohet nga shumë fëmijë me nevoja të veçanta nënkupton se ata kanë më pak mundësi që të kenë qasje në përkujdesje shëndetësore ose në arsim se sa fëmijët e tjerë. Kjo po ashtu mund të dëmtojë edhe vlerësimin që ata kanë për veten e tyre dhe ndërveprimin me të tjerët dhe i bën ata më të cenueshëm nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.

Ndonëse, që nga fillimi në Anë të Malit, fëmijët me nevoja të veçanta janë vënë nën përkujdesje më të mirë dhe qëndrimi ndaj atyre dhe familjeve të tyre është duke ndryshuar, shumë nga ata ende vazhdojnë të jenë “’të shlyer’ nga shoqëria”, gjatë vizitës së Lajmeve nga Ulqini  pranë qendrës OJQ ,,YLBER SHPRESE” në Katërkollë.
Duan të ndihen të barabartë si të gjithë fëmijët e tjerë, ndonëse shoqëria i trajton si të ndryshëm. Duan të këdojnë, të kërcejnë, të vizatojnë dhe bëjnë cdo gjë që mund t`i argëtojë, por ajo çka duan më shumë ështe vemendja ndaj tyre!

Bëhet fjal për FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, pranë qendrës OJQ ,,YLBER SHPRESE” në Katërkollë. Kjo qendër është hapur para pakë kohësh me iniciativën e z. Indira Zaga dhe për momentin vepron si OJQ, me një program të posaçëm për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara.

Nevojat e veçanta vazhdojnë të mos diagnostifikohet si duhet dhe shpesh nuk trajtohen fare. Kjo bëhet njëlloj dënimi me vdekje për të jetuar me këto lloje dëmtimi. Për shkak të mungesës së përkrahjes së duhur nga qeveria dhe qasjes së kufizuar në shërbime cilësore sociale për trajtimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre, prindërit shpesh vendosin që t’i mbajnë fëmijët e tyre të fshehur në shtëpi. Ajo për çka kanë nevojë këto familje është përkrahja e fuqishme sociale dhe ekonomike. Kjo do të thotë t’u japësh një zë atyre që janë të prekur në mënyrë më të drejtpërdrejtë, duke i përkrahur me resurset e nevojshme lokale.

Prandaj :

• duke marre parasysh vështirësit ekonomike të familjeve për të plotësuar nevojat bazë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe

• nevojën e transformimit të programit nga niveli i funsionimit si OJQ, në ate institucionale edukativo-arsimore

Bordi i shoqatës ,,Ana e Malit” në mbledhjen e fundit ka themeluar Këshillin e Veçant për të ndihmuar FËMIJËT ME NEVOJA TË KUFIZUARA, i cili në plan programin e tij të punës afatëshkurte do të ketë këto prioritete:

• të ndihmojë me mjete financiare programin ekzistues të OJQ ” YLBER SHPRESE”që të funksionojë në mënyrë sa më optimale

• të ndihmoj në procesin e regjistrimt të shkollës pran institucioneve relevante në Mal të Zi

• të promovohet gjendja dhe nevoja e kësaj shkolle pranë organizatave ndërkombëtare të cilat ndajnë fonde për projekte të kësaj natyre

• të punohet në krijimin e bashkëpunimit më institucione si-motra ndërkombëtare për të avancuar konceptin dhe metodologjine e punës, përmest teksteve, ligjiratave, prezantimeve, etj, etj….

Duke marrë parasyshe se për realizimin e prioriteteve, duhet të nisim me bazën financiare, shoqata e ka themeluar Fondin e Veçant për këtë qëllim, prandaj apelojmë

TË GJITHË BASHKËATDHETARËT KUDO QË JANË NË VENDLINDJE APO NË DIASPORË T`I HAPIN ZEMRAT E TYRE DHE TI NDIHMOJNË KËTO FËMIJË,

SIKUR TË KISHIN MUNDËSI ATO GJITHESESI DO T`JU KISHIN THËNË:

“Jemi edhe ne,rrini pranë dhe besoni se vlejmë sa çdo fëmijë tjetër i kësaj bote, edhe pse mundet që dukemi ndryshe!

Të gjithë të interesuarit munden të kontribojnë:

• me kredit kart ose PayPal

• dërgo donacionin në adresë të shoqatës 112 Victory Blvd, Staten Island, NY 10301

• ose kontaktoni për informata antarët e Këshillit:

Lista e donatorve


Maida Llolla (347) 989-6087 e-mail

Sulltana Gjeka (917) 476-3422 e-mail

Medina Zaga (917) 295-0008 e-mail

Ismet Kurti (347) 723-5016 e-mail

Januz Osmani (917) 497-9278 e-mail

YouTube Preview Image
Amull, ana malit, Aruçij, Bardhij, Berjashij, Blaca, Bojkë, Bolejt, Brajshe, braticë, Brisku nelt, Brisku pasht, Çobaj, Cukaj, Curajt nelt, Curij pasht, Darzë, Demirijt, Dodaj, Dragaj, Dragoviq, Durakij, Fraskanjell, Gjecbritij, Gjenashej, Gjenciq, Gjyrjani, Hajdarijt, Hardajt, Hutij, Kacaj, Kaleci, Kalimani, Kanaqi, katerkollë, Klezna, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kovaçej, Krajë, Kravari, Krythë, Lekperij, Leskovac, Liarja, Lihari, Likaj, Lisna Bore, Lubanijt, Madgueshi, Mali i Zi, Markashij, Maxhurej, Megjureç, Millajt, Millë, Montenegro, Mozhurë, ostros, peraj, Perashij, Pistull, Priftij, Qurkaj, Ramushje, Rastish, Reç, Runji, Salç, Shas, Shëngjergj, Shtodhër, Shtoji, Sjerci, Subashij, Sukobinë, Sutjell, Syrliq, Tafajt, ulqin, ulqini, Veliqi, Vuçkij, Zogaj