Komuna e Ulqinit faqe interneti me mungesë informacioni

October 28, 2011   | Opinione

Ulqini – Qyteti i plazheve në Internet. Kjo ishte iniciativa e zyrës së administrimit të vlerave politike,kulturore dhe muzeale të këtij qyteti, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë turistëve që vizitojnë por dhe atyre që duan të vizitojnë vendlindjen në të ardhmen.

Faqja e internetit do të emërohet www.Komunaeulqinit.com dhe do të ketë informacion gjithëpërfshirës për historikun, kulturën, vendndodhjen e banesave tradicionale, hoteleve etj.

Kjo faqe e re interneti është e domosdoshme, pasi vizitoret e qytetit të gurtë ne mjaft raste e kanë ngritur si shqetësim mungesën e informacionit dhe të të dhënave të ndryshme për Ulqin. Kjo do t’i ndihmojë jo vetëm vizitoret duke u dhënë të dhëna të mjaftueshme, por do të nxisë edhe rritjen e fluksit te turisteve.

Nëse dikush vendos që të kalojë pushimet verore apo dimërore diku në Ulqin, nuk ka ku të marrë informata. Edhe nëse i hedh një sy uebfaqes së www.Komunaeulqinit.com, aty nuk gjen asnjë detaj, por vetëm plane për të ardhmen. Kjo uebfaqe nuk ofron as shifra se sa vizitorë ka gjatë dimrit apo vere në vendin turistik të Ulqinit.

Pra kemi sugjerim nga vizitorët tanë që; Rekomandohet www.Komunaeulqinit.com që vazhdimisht të freskohen me informacione të reja dhe gjithmon të jet me iformacione të fresta pran qytetarëve që vizitojn kët uebfaqe të interneti.

YouTube Preview Image