Leterisa ure lidhese midis popujve – Video

October 29, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Në kuadër të projektit ndërkombëtarë “ Dy gjuhë një libër” të cilin sëbashku e realizojnë  organizata joqeveritare “ Prostori” nga Podgorica  dhe Universiteti “ Luigj Gurakuqi “nga Shkodra, në Podgoricë u bë promovimi i librit  “ Darka e Gabuar ” e Ismail Kadarese  në gjuhën malazeze. Pas veprës  “Gjenerali i  Ushtrise së Vdekur” ky ështe romani  i  dytë me rradhë i Kadaresë që vjen ne gjuhën sllave. Interesimi  per veprimtarine letrare të   Ismail  Kadarese në qarqet intelektuale malazeze  ishte shumë i madh .

Projekti  “ Dy gjuhë një libër ” sipas koordinatores Varja Gjukiq  ëshë mirëpritur në te dy vendet fqinje si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri  dhe po jep rezultatet e  në njohjen reciproke te kulturave të dy vendeve dhe forcimit të raporteve të mira midis tyre.

Varja Djukiq

“Unë mendoj që bashkëpunimi kulturor në  fushën e përkthimit dhe bashkëpunimit me institucionet e ndryshme kulturore dhe arsimore  është më se i  nevojshëm  jo vetëm  për Shqipërinë dhe Malin e Zi por edhe për mbarë rajonin “

Ndërkaq shkrimtari  Ismail Kadare  vlerësoj lartë   mardhëniet e mira midis  Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe tha se ky është një lajm i mirë për Ballkanin

Ismail Kadare 

“Të parët vende që janë në Ballkanin e ngushtë që po shkojnë mirë tashti është Shqipëria me Malin e Zi. Kjo është një gjë e mirë jo vetëm nga ana politike dhe gjeostrategjike e Ballkanit por duket edhe prekëse nga ana njerëzore. Është i pari popull sllav që po shkon normalisht me shqiptarët . Ky është një lajm i mirë në Ballkanin, është një lajm shpresëdhënës ëshë një lajm që i nderon të dy popujt dhe nderon Ballkanin në përgjithësi sepse Ballkani nuk është mjaft i nderuar .”

kadare ndër të tjera tha  se autorët më të njohur  malazez  kanë qenë të njohur në Shqipëri që nga koha e Monarkisë dhe  gjatë viteve të  diktaturës . Në këtë aspekt  ai u ndal tek veprimtaria e shkrimatrit malazez Mark Milani i cili siç dihet  ka shkruajtur për doket dhe zakonet shiptare. Sipas tij këta shembuj eshtë dashur te shfrytezohen dhe te përmenden në kohen  kur  Ballkani ka qenë  arenë konfliktesh .

Ismail Kadare

“ Mua më vjen keq që porositë e tij nuk janë kujtuar vitet e fundit kur Ballkani kishte kaq shumë nevoj për to .Mua më vjen shumë mirë që ky njeri nderohet në Mal të Zi . Kjo tregon që porositë e tij nuk hidhen poshtë por  me sa duket me vonesë janë ripërtrirë.”

Me mjaft vemendje nga publiku u përcoll  intervista  që me   z Kadare zhvilloi artisti dhe regjisori  i njohur boshnjak Dino Mustafiq . Mesazhet që dha  Kadare gjatë bisedës disa herë u ndëprenë me duartrokitje  nga publiku .  Kësaj ngjarje  sot po i kushtojne rëndësi të vecante  të gjitha mediat në Mal të Zi  si dhe takimit  që ismail Kadare  pati me Kryeministrin e Malit të Zi  Igor Llukshiq .

Vera Katana
YouTube Preview Image

1