Taekwondo Uqlini në turneun ndërkombëtarë “Galeb trophy Serbia open 2011″

October 29, 2011   | Sporti / Sport

Me datë 22-23.10.2011 në Beograd u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Galeb trophy Serbia open 2011” në sportin olimpik të Taekwondo-së. Turneu ishte  i kvalitetit të lartë i kategorisë superiore  turneu “A class” turne në të cilin marrin pjesë garuesit më të mirë dhe më kvalitativ i cili  ishte i  organizuar nga federata e Taekwondo-së së Serbisë nën mbikqyrjen e federatesë  europiane të Taekwondo-së.
Në këtë turne  u paraqitën 146 klube 33 shtete me 930 garues.  Klubi i Taekwondo-së Ulqini për shkaqe finaciare u paraqit me vetëm një garues.
Garuesi që e prezantojë qytetin e Ulqinit ishte Mersudin Kurti njëri ndër garuesit më të sukseshëm të këtij klubi. Garuesi Mersudin Kurti u paraqit në kategorinë e kadetëve -61 kg, ku në atë kategori ishin plotë 47 garuesë, dhe rruga ishte e gjatë deri te medalje. Mersudini pati një paraqitje të mirë mirpo pa suksesë ku në sekondat e fundit humbë nga përfaqsuesi kroat me rezultatin e ngusht 6:5.

Kryetrajneri Fikret Dushku shprehet: Turneu ishte i një niveli të lartë kategoria superiore apo klasa A e cila udhëhiqet nga federate europiane. Turneu zgjati për dy ditë rreshtë konkurrenca ishte tejet e lartë. Ne u prezantuam me një garuesë ku për shkaqe financiare nuk arritëm që t’iu japim shancën edhe garuesve tjerë pasi këto turne janë me çmime shumë të larta, sidoqoftë  ne në këto turne kërkojmë përvojë dhe eksperiencë ndërkombëtare dhe ishte një kënaqësi të bëshë garë  në mesin e medalistëve olimpik, botërorë dhe europian. Ajo edhe çka mësë shumti na mungon është eksperienca dhe karakteri ndërkombëtarë dhe pikërisht kjo ishte edhe arsyeja e pjesmarrjes tonë. Poashtu jemi duke punuarë dhe synojmë që edhe ne një ditë të arrijme  medalje të këtyre turneve pasi dihet se këtu paraqiten garuesit më të mirë në ranglistën botërore ku nuk munguan që të paraqiten  edhe garuesit me medalje botërore e madje edhe olimpike nga 4 kontinentet e botës me një numur prej 33 shteteve.
Një kërkesë e kemi nga të gjithë ata që kanë mundësi ta mbështesin klubin e Taekwondo-së Ulqini financiarishtë si nga komuna e Ulqinit nga afaristët tanë e poashtu edhe nga diaspora  në mënyrë që ta ndihmojë klubin e Taekwondo-së Ulqinit i cili është një klub që vazhdimisht sjell medalje dhe kupa nga vendi dhe jashtë vendit.
Falenderojmë sponsorët të cilën na e mundësuan pjesmarrjen në këtë turne si: Tapacir Kurti, Restaurant Alfa, Tula company, Dani company, Kallaba company, sporsorin mediatik Tv Teuta, webfaqet lajme nga Ulqini, Promul Ulqin si dhe të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona.

Sherbimi  informativ i TKD-së Ulqini


YouTube Preview Image