Taekwondo Ulqini triumfon në Podgoricë

October 31, 2011   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Taekwondo Kampionati i Malit të Zi për kategorinë e pionirëve dhe juniorëve si dhe kampionati për Forma (poomsae)

Të dielen me datë 30.10.2011 në Podgoricë u mbajtë kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së. Gjëgjësisht kampionati për kategorinë e pionirëve dhe juniorëve, si dhe kampionati i Malit të Zi në diciplinën e Formave (poomsae). Nga TKD Ulqini shpallen 16 kampion të Malit të Zi në të dy diciplinat. Në diciplinën e dyluftimit në kategorinë e pionirëve u shpallen 4 garues kampion të Malit të Zi, ndërsa në kategorinë e juniorëve 3 garuas shpallen kampion. Në diciplinën e formave nga klubi i TKD-së Ulqini u shpallën 9 garues kampion të Malit të Zi.

Klubi i Takwondo-së Ulqini konkuroj në të dy diciplinat i cili u paraqit me 23 garues, 12 garues në diciplinën e dyluftimit, dhe 13 garues në diciplinën e formave. Suksesi i përgjithshëm për klubin e Taekwondo-së Ulqini ishte gjithësejt 24 medalje, prej tyre 16 të arta 3 të argjendëta dhe 5 të bronzëta.
Shtatë garues shpallen kampion të Malit të Zi nga Tkd Ulqini në diciplinën e dyluftimit dhe nëntë kampion të Malit të Zi nga Tkd Ulqini në diciplinën e formave.
Garuesit  Esad Kraja dhe Edina Kraja ishin pionirët më të sukseshëm të kampionatit ndërsa  Mersudin Kurti juniori më i sukseshëm   të cilët u shpërblyem me nga dy medalje të arta në diciplinën e dyluftimit dhe atë të formave, poashtu edhe Rinor Jahja  u shpërblye me dy medalje të arta. Me nga dy medalje u shbërblyen edhe këto garues:  Edina Kraja , Rrezarta Hysa, Artan Fici dhe Ardiana karamanaga.

Medalje të arta në diciplinën e dyluftimit fituan:

  • 1.       Mersudin Kurti
  • 2.       Esad Kraja
  • 3.       Rreazarta Hysa
  • 4.       Rinor Jahja
  • 5.       Edina Kraja
  • 6.       Artan Fici
  • 7.       Ardianana Karamanaga

Me medalje të argjendë u shpërblye:

  • 1.       Florijan Efendija

Me medalje të bronzit u shpërblyen:

  • 1.       Sabri Kapllanbegu
  • 2.       Xhenis Tula
  • 3.       Amir Sukaliq

Ndërsa në diciplinën e formave me medalje të argjëndë gjegjësisht kampion të Malit të Zi janë:

  • 1.       Esad Kraja
  • 2.       Sulejman Murati
  • 3.       Amina Kanaqi
  • 4.       Artan Fici
  • 5.       Rinor Jahja
  • 6.       Bojan Vladisavljevic
  • 7.       Nuri kanaqi
  • 8.       Mersudin Kurti
  • 9.       Medina Kanaqi

Me medalje të argjendë u shpërblyen:

 

  • 1.       Ardiana Karamanag
  • 2.       Rrezarta Hysa

 

Me medalje të bronzit u shpërblyen:

  • 1.       Edina Kraja
  • 2.       Izedin Kurti

Në diciplinën e formave klubi i taekwondo-së Ulqini u rendi në vendin e parë.
Ky ishte edhe një sukses i klubit të taekwondo-së Ulqini në kampionatitn shtetëror , iu uroj suksese garuesve tanë të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë kampionat dhe patën një paraqitje jashtzakonisht të mirë ku me dinjitet përfaqsuan qytetin e Ulqinit. Falenderoj prindërit e garuesve tanë të cilët na mundësuan pjesmarrjen tonë, ishin ata që finaciarisht kontribuan për nxënësit tanë.

 

MË SHUM FATOGRAFI NE Taekwondo ”ULQINI” Club Facebook


YouTube Preview Image

2