Admir Sella (KK.Champion)-shpallet garuesi me i mire ne “Plevla Open 2011”

November 1, 2011   | Sporti / Sport

Te shtunen,me 29 tetor ’11 ne Plevle u mbajt turneu “Pljevlja Open 2011” ne te cilin moren pjese 435 garues te 32 klubeve nga Mali I Zi dhe te gjitha republikat e ish Jugosllavise.Klubi I karatese Champion u kthye me 9 medalje(4 te arta,1 argjendi dhe 4 bronzi)si dhe 2 kupa.
Ne kata individuale me medalje te arte u kurorezua Admir Sella,me medalje argjendi Elvir Deljanin dhe me medalje te bronzte Goran Kilibarda.
Ndersa ne luftra ekipore me medalje te bronzte u kurorezua ekipi I perbere nga Admir Sella,Elvir Deljanin dhe Goran Kilibarda.
Po ky ekip u kurorezua me medalje te arte ne kata individuale te grupmoshes 2000/2001.
Klubi i karatese Champion ne kete turne arriti rezultate mjaft te mira me suksesin e nxenesit Admir Sella I cili u kurorezua me 2 medalje te arta dhe 1 te bronzte dhe keshtu u shpall garuesi me I mire I turneut per grupmosha te reja.Admir Sella edhe ne kete turne tregoi aftesite e tia.Vlen te theksohet se ky nxenes eshte shpallur kampion qe 4 vite me rralle ne kampionatin e Malit te Zi.
“Klubi yne ne kete turne mori pjese me 3 garues te cilet korren suksese me te cilet jemi mjaft te kenaqur”-shprehen traineret e kk Champion,Nail Kurtoviqi dhe Leke Markiqi.


YouTube Preview Image