Ambasadorja turke Birgen Kesoglu,u takua me kryetarin e Ulqinit z.Nazif Cungu

November 2, 2011   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu u takua me ambasadoren turke Birgen Kesoglu. Në takim u vlerësua bashkëpunimi ynë me ambasadën respektivisht shtetin turk por edhe u bisedua gjërsisht për projektet e paralajmruara nga ana e TIKES në territorin e komunës tonë. Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një kolegji turk në Podgoricë kurse më pas do të shqyrtohet mundësia e ndërtimi i një të tillë edhe në Ulqin, ka deklaruar ambasadorja e Turqisë Birgen Kesoglu gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Ulqinit.
Ju rikujtojmë që kohë më parë me organizatën në fjalë u zhvillua një sërë takimesh dhe janë finalizuar çështjet që kanë të bëjnë me investime në infrastrukturë,investime në bujqësi dhe përgatitja e disa projekteve për objekte të trashigimisë nga shekulli i 16. në territorinë e Komunës së Ulqinit.
Në kuadër të takimit që ambasadorja ka pasur me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun është biseduar edhe për nevojën e çeljes së një shkolle të mesme turistike ku do të shkolloheshin kuadrot për këtë fushë për të cilët ka nevojë jo vetem Ulqini por edhe tërë bregdeti i Malit të Zi, shkruan  gazeta Mina.
Ambasadorja me këtë rast shprehu gadishmëri për përshpejtim dhe realizimin e projekteve në fjalë por edhe për projekte të tjerë veçmas në fushën e kulturës.
Poashtu Ambasadorja turke Birgen Kesoglu është shqyrtuar me Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungun,mundësin  e shkëmbimit të maturantëve të cilët stazhin e praktikantit do të kryenin në kompani të njohura turke.
Foto nga Ismet Karamanaga Facebook

2