Amulli, emri del të jetë me rrënjë të pa diskutueshme ilire

March 24, 2017   | Opinione

Amulli - FotoalbumFotoalbum: Ulqini dhe Shasi një histori ndryshe

Fshat afër Shasit emri duket se është hidronim i dalë nga fjala shqipe i ambël,ujë i ambël ose ujë i pijshëm i ndenjur- Kujto edhe ubël(vend – pus uji në Krajë), por del edhe si mikro toponim  Ballkanik .  Dhe kështu p.sh. Ombla është lumë i cili kalon afër Dubrovnikut. Kurse hidronimet e tipit ubla si mikro toponime  gjenden në disa hapësira të gjeografisë ilire në Ballkan , si ato në Bosnje ; vendbanimi Ubla – Trebinjë ,Ublat në Zhupaninë e Dubrovnikut  te Neretva(lum) , Uble te Lastovo etj, që janë të përhapura në tërë territorin e përmendur ku tash më  nuk flitet  shqip, por dëshmojnë prezencën e shqipes ilire si mikro toponime.

Kjo fjalë ka ushtruar dhe ushtron ndikim të madh në formimin leksikor të serbishtes sepse shumë fjalë të saja formohen nga kjo prapashtesë  kurse kuptimi i fjalës Dublje , sikur i jep shpjegim ose është sinonim i fjalës shqipe ubla…?!

URA E KLLEZNËS SI MOTIV MASON 

Ura e Klleznes_Ana Malit_Ulqin.2

Masoneria si grupim i esnafëve muratorë që ruajnë   diku me fanatizëm sekretin  e pushtetit qiellor  në ndërtimtari dhe zhvillim teknik të humbur në tokë që nga koha e profetit Sollomon,  është e përhapur si mit në tërë botën. Solomonit- Sylejmanit a.s. i ish dhënë pushtet i pakufizuar hyjnor dhe  i bie të jetë mbreti  i fundit hebre  të cilin iu përzgjodhi vetë zoti  për t’i qeverisur  mirë e drejtë . Dëshmohet se atij Zoti  për këtë punë i kish nënshtruar çdo gjë  deri edhe vetë erën-  kujto qilimat fluturues të tij…, dinte gjuhën e kafshëve dhe të zogjve si dhe i kish nënshtruar me urdhër të  Zotit edhe vetë   xhindët – një botë paralele sipas islamit që jeton me ne. Këto i detyroheshin atij  që  të zhyteshin thellë në det e  të nxirrnin  gurë xhevahiri nga fundi i  tij. Gurët përdoreshin si dekorim për pallatet e izraelit.

Gjithë kjo kishte bërë  që të lulëzonte një arkitekturë  shumë e avancuar dhe e sofistikuar për kohën në mbretërinë çifute. Thjeshtë i binte që ai me urdhër nga Zoti , po ndërtonte  një parajsë  të dytë në tokë . Sipas do teorive konspirative  ata- çifutët mbi këto sekrete të dijes së Solomonit, po përpiqen të ndërtojnë edhe sot botën vitromene që ia përngjet parajsës.

Këto legjenda  që ndeshen  në  tërë botën po edhe në kulturën shqiptare  i gjejmë edhe të legjenda e  ndërtimit të Urës së Klleznës (fshat në kufi të   Anës së Malit me Ulqin).

Ndodhia e mjeshtrit  të  urës  duket se është  një  motërzim i variantit të  asgjësimit të  kryemjeshtrit Abif të kohës së Solomonit te legjendat masone të hebrenjve. Akti pat ndodhur  nga forcat e errëta që kishin asgjësuar shkrimin e dijes së  projekteve  të shenjta për arsye xhelozie dhe smire duke vrarë edhe vetë kryemjeshtrin  e dijes hyjnore në ndërtim bashkë me projekt të pallatit të porositur. .?!

Praktika e asgjësimit të mjeshtrit për punë primati dhe pushteti  shohim të ishte  me natyrë njerëzore dhe e njëjtë si të hebrenjtë si të legjenda shqiptare  e Klleznës.

Çfarë thotë legjenda?!

Sipas legjendës  banoret e fshatit Kllezën kishin dashur të  ndërtonin një urë  mirëpo duke mos pasur gurgdhendës ishin shtrënguar ta kërkonin në  vende tjera dhe ai ishte gjetur.

Në  fillim mjeshtri kish kërkuar nga fshatarët  te „digjnin“ një gëlqere, ta lenin atë  disa vite e kur të vinte koha ai vetë  ka për  tu paraqitur para banorëve  të  fshatit. Dhe kështu ngjau, koha erdhi e ai u paraqit  me disa shegertë  të  vetë…, mirëpo shegertët të  shtyrë  nga egoizmi  i dijes  dhe monopoli  në te vendosën dhe e mbyten mjeshtrin cili u varros në  tokën  e NJËRIT nga banoret e fshatit ku gjendet edhe sot e kësaj dite….Shpresojmë se nuk gabojmë nëse këtë ndodhi e lidhim me përvojën hebraike të mbytjes së Abifit te legjendat e tyre..