Radio Elita nga Ulqini me nje manifestim kulturor kujtoi dy figura te shquara te popullit anglez, Lord Bajronin dhe Mis Edith Durhamin dhe lidhjet e tyre me boten shqiptare

November 19, 2009   | Kulturë / Kultura

Radio Elita nga Ulqini me nje manifestim  kulturor  kujtoi dy figura te shquara te popullit anglez,Lord  Bajronin dhe Mis  Edit-0Emra anglezesh te shquar si Lord Bajroni  dhe Mis Edith Durhami  jane pika referimi  per shqiptaret, per lidhjet e hershme  shpirterore  dhe kulturore me  boten anglosaksone. Ata  ishin miq te sinqerte  andaj  eshte ne nderin e cdo shqiptari  te nderojne  dhe te duan  mikun dashamires  e te  vertete  qe sollen Evropen NDER SHQIPTARE  DHE I BENE ATA TE  NJOHUR NE BOTE.

Keta dy personalitete  erdhen permes   nje manifestimi kulturor  qe  organizoi Radio Elita  ne  kuader te projektit ,,Dialogu i Kulturave,,  qe  u mbeshtet  nga Ministria per te  Drejtat e Njeriut dhe  te Pakicave, Qendra  per ruajtjen  dhe zhvillimin  e Kultures se pakicave  dhe Komuna e  Ulqinit. Jo me kot , ky manifestim u mbajt  ne Ulqin , ky qytet I lashte  qe nga antikiteti njihet  si vend  I vecante  ne Ballkan, per  vlerat  e trashegimise  kulturore, te civilizimeve  dhe  religjioneve  te  ndryshme.

Keto vlera,  ne rrjedhe te  shekujve  e kane  konfirmuar  shume  dijetar , gjuhtare, historian , etnografe, misionare  dhe diplomate.

Per  shembelltyren e Lord Bajronit  dhe vepren etij ,,Chajld Harold,, foli Prof dr Afrim Karagjozi,   njeri nder studiuesit me ne ze te vepres se romantikut te madh , kryetar I Bajronisteve shqiptare  dhe anetare I bordit te shoqates nderkombatare te Bajronisteve.  Prof. Karagjozi, ne fjalen e  tij tha qe poetin   qe nga kontakti I pare me shqiptaret para 200 vitesh   e magjepsi bukuria e eger e natyres , po ai para segjithash  u  fascinua  me  karakterin , kontrastet  e rrepta , ligjet dhe zakonet e pashkruara , pasionet e rrembyeshme, kryelartesia  dhe kulti I trimerise, I besnikerise  I miqesise,  I bukurise dhe  I lirise.

Nderkaq  Prof dr, Aferdita  Onuzi  qe ne fillim te fjales se saj  theksoi se ,, Miqesia qe  Mis Durhami, kjo grua guximtare  ka treguar per popullin shqiptar nuk mund te pershkruhet me fjale .  Personaliteti I kesaj  veprimtareje  eshte  I shumfishte  dhe se  figura e saj  mund te  studiohet  ne  tri dimensione.  Ate antropologjike  dimensioni  politiko  historik,  si  dhe dimensioni  figurativ.

Ne kuader te ketij  manifestimi  u hap  edhe nje ekspozite  me 3o fotografi  dhe  piktura  nga Mis Durham,  ku te  binte ne sy  portreti I Lordit Bajron me kostum shqiptar  dhe  veshje te shumta te shqiptareve te sjellla  nga Miss Durham. Ne  kete  manifestim  ishin te ftuar  Kryetari  I komunes Gezim Hajdinaga, Ministri  Ferhat Dinosha,  dhe  nje publik I zgjedhur  qe percollen me  vemendje jo vetem ligjeratat interesante, por edhe  pjeset e muzikes klasike  dhe koreografite e koreografit nga Ulqini Musa Hoxha . Kjy projekt  eshte  edhe njeri  ne vazhden e atyre qe Radio Elita  ka realziuar ne temen  Dialogu i Kulturave.

Vera Katana

YouTube Preview Image
1