Ndermarja Hoteliere “Riviera e Ulqinit”: Humbje më të vogla se në vitin e kaluar

November 5, 2011   | Turizmi / Turizam

Ndërmarrja Hotelero turistike Riviera e Ulqinit e ka përfunduar çerekun e tretë të këtij viti me humbje 72 mijë e 200 euro, gjegjësisht 75 për qind më pak në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit mbi punën e kompanisë, që është publikuar në sajtin e Komisionit për letra me vlerë, të ardhurat e kompanisë në fund të shtatorit kanë kapur shumën 2.4 milionë euro dhe kanë qenë 20.2 për qind më të larta në raport me periudhën krahasuese.

Të dalat e Rivierës së Ulqinit kanë qenë 2.7 për qind më të vogla dhe kanë kapur shumën 2.47 milionë euro.

TVCG