Genta shtoi peshë evitoi bikinet

November 7, 2011   | Lajmet / Vijesti

Genta Ismajli ishte ndër të vetmet këngëtare që këtë verë nuk u shfaq me bikini, sikurse vitet e kaluara, kur ishte ndër të parat që zhvishej dhe shfaqej nëpër kopertinat e revistave me linja shumë të bukura.
Por, këtë fat këngëtarja e njohur nuk e kishte edhe këtë vit, pasi siç po e shihni nga fotot, ajo ka problem me kilogramët e tepërt. Fansat e saj nuk kanë pasur mundësinë të shohin Gentën në bikini, siç kanë pasur rastin ta shohin para disa viteve gjatë një fotosesioni që ajo e realizoi në bregdetin turk, me një pamje fantastike dhe linja të mahnitshme. Fotot, që kemi siguruar këtë radhë, shfaqin një Genta të deformuar, e veshur në bikini, në plazhet amerikane kur ajo ishte me pushime tek familja, pa grim dhe tmerrësisht e deformuar në linjat trupore.
Këtë vit ajo promovoi albumin e saj të ri, të titulluar “Guximi”, por Genta nuk guxoi të shfaqet siç i ka hije një dive të muzikës, e cila është e fortë në të gjitha anët, si në këngë, ashtu edhe në pamje. E kemi parë në disa foto, të cilat i publikoi së bashku me albumin, por ato foto ishin të kaluara nën dorën e fotografit dhe photoshop-it, sepse pa dyshim edhe atëherë Genta nuk ka qenë në forma të mira. Edhe nëpër koncerte, këngëtarja vishej pak më shumë, e jo me veshje shumë provokative, ndonëse shpesh është gjendur në qendër të kritikave për shkak të celulitit dhe kilogramëve të tepërt, që janë shfaqur në trupin e saj. Këto foto të realizuara në mesin e shoqërisë së Gentës patëm rastin t’i gjejmë në faqen e fansave të saj, por të vendosura nga ndonjë i afërm i këngëtares, sepse vetë Genta me siguri nuk do kishte dashur t’i shfaqte këto imazhe në publik, pasi të gjithë do e kishin komentuar keq, se si një këngëtare shumë e njohur dhe që pretendon gjithmonë të pushtojë skenën, të duket në këtë farë feje.
Shpresojmë që Genta nuk do e marrë për ters këtë shkrim, sepse ne dhe gjithë fansat e saj duam ta shohim në forma më të mira trupore, prandaj, “Urgjentisht në dietë, Genta!”.

Panorama Plus

YouTube Preview Image

1