Nimanbegu: Autoritet malazeze nuk duan dialog rreth kërkesave politike të shqiptarëve

November 7, 2011   | Shtypi / Mediji

Deputeti i Forcës së Re Demokratike në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, në një intervistë të dhënë të përditshmes Dan shpreh pakënaqësinë e tij  rreth vendimit të qeverisë malazeze për mosdhënie te statusit së komunës së plotë për Malësinë.

“Një nga kërkesat më të njohura të shqiptarëve për autoritetet në Mal të Zi është ajo për dhënien e statusit e komunës së plotë për Tuzin. Ajo ka qenë për dekada një kërkesë e shqiptareve që duket se gjithmonë është premtuar nga autoritet malazeze para ngjarjeve të rëndësishme në Mal të Zi, por akoma nuk është plotësuar. Ata brengosen nëse Malësia ka potencialin ekonomik për ekzistencë të komunës, dhe sipas tyre rezulton se për qytetarët e Malësisë nën sundimin e Podgorica deri tani çdo gjë ka lulëzuar, ka pasur më shumë punë, më shumë investimeve, rrugë, shkolla. Ata duhet të shofin se sa njerëz kanë emigrauar nga kjo trevë. Pra, mbajtja e statusin aktual për Malësinë do të rezultojë me vazhdimin e emigracimit, papunësisë në rritje, prapambetja dhe në mënyrë të veçantë kjo do të ngadalësojë zhvillimin e Malësisë”, ka thënë Nimanbegu.

Nimanbegu poashtu ka deklaruar se pas ngjarjeve të fundit politke në Mal të Zi shifet qartë se qeveria nuk e ndien të nevojshme që të dialogojë për kërkesat politike të shqiptarëve.

”Pas heqjes së zonave të veçanta zgjedhore, hedhjes poshtë të amendamenteve me anën e së cilave Malësia do fitonte komunën e plotë,  një gjë është e qartë, autoritetet në Mal të Zi nuk ndjejnë nevojën për të zhvilluar një dialog me kërkesat politike të shqiptarëve. Si rezultat i kësaj, kemi pakënaqësinë në mesin e parlamentarëve shqiptar, dhe tani është e sigurt se kjo do të çojë në një ndryshim të veprimit politik në mënyrë që qeveria ta kuptojë se ne jemi serioz në kërkesat tona. Për fat të keq, ata e marrin në konsideratë punën e deritanishme të UDSH-së e cila me qëllim është shfrytëzuar si parti e kërkesave të shqiptareve. Këtë herë është ndryshe. Anëtaret e klubit të deputeteve shqiptar janë deri në fund serioz në kërkesat e tyre politike dhe ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe këmbëngulës”, përfundoi Nimanbegu. /Ulqini Online/

1