Plas xhelozia mes Adelina Tahirit dhe Tunës

November 7, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nuk ndalet së peshkuari personazhe të show biz-it. Pas flirteve të publikuara edhe në media me personazhe të njohur si Albana Osmani apo Tuna, aktori bukurosh 30 vjeçar Blerim Destani i ka hedhur sytë te një tjetër bukuroshe e show biz-it. Flirti i tij i fundit e ka emrin Adelina Tahiri e përfolur më parë edhe për një lidhje me futbollistin e kombëtares Lorik Canën.
Destani i cili e ka takuar 18-vjeçaren vetëm pak kohë më parë duket se i ka rënë në kokë për të dhe ka filluar t’i hedhë grepat në fillim duke i dërguar sms në facebook dhe më pas edhe duke flirtuar me të në festa të ndryshme private ku të dy kanë qenë të ftuar. Mirëpo, Destani nuk është nga ata meshkuj që mjaftohet me pak sepse në të njëjtën kohë vazhdon të flirtojë edhe me këngëtaren Tuna.
Kanë pasur rastin ta shohin Destanin në këtë lloj gjuetie femërore edhe shumë personazhe të njohur publikë të cilët kanë qenë të ftuar në ditëlindjen e këngëtarit nga Kosova Labinot Tahiri.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë të shumtë në këtë festë, Blerimi dhe Tuna nuk kanë pasur as më të voglën drojë për t’i shfaqur njëri-tjetrin simpatinë në publik dhe janë përfshirë në një lojë flirtesh e cila përfundoi vetëm kur u mbyll festa e ditëlindjes.

Ndërkohë , thuhet se mes Tunës dhe Adelina Tahirit ka nisur një luftë e ftohtë rivalesh në dashuri. Por se cila do ta fitojë këtë betejë vështirë të thuhet duke pasur parasysh edhe trofeun të cilin asnjëra as tjetra nuk e ka të sigurt për një kohë të gjatë.

Bluetooth
YouTube Preview Image